PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Korçë, gjendet trupi i një femre të masakruar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 33

MesazhTitulli: Korçë, gjendet trupi i një femre të masakruar    Sat Aug 13, 2011 9:19 pm

Një ngjarje shokuese ka prekur qytetin e Korçës mëngjesin e së premtes. Trupi i pajetë i një femre është gjetur me kokë dhe gjymtyrë të prera.

Në një prononcim të policisë, thuhet se viktima ishte e ndarë në 7 pjesë dhe e mbëshjellë me qese plastmasi. Policia tha se koka ende nuk është gjetur, raportoi Panorama.

Viktima është gjetur nga kalimtarë të rastit, në rrugën lidhëse të Korçës me fshatin Ravonik të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Ende nuk ka të dhëna për identitetin e saj, ndërsa policia ka nisur hetimet.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.eja-ti.tk
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 33

MesazhTitulli: Korçë, identifikohet gruaja e masakruar    Sat Aug 13, 2011 9:20 pm

Policia e Korçës identifikoi trupin e pajetë, të gruas e cila u gjet e masakruar në vend-grumbullimin e mbeturinave, në dalje të qytetit.

Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur nga policia, dhe policia tha se “ajo është nga Devolli dhe prej 5 vitesh bashkëjetonte me një person nga Korça.”

Policia e Korçës shoqëroi disa persona dhe ka rrethoi edhe një banesë në lagjen 4, në Korçë

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.eja-ti.tk
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 33

MesazhTitulli: Vrasja makabre, prangoset 84 vjeçari: E vrava se më tradhtonte   Sat Aug 13, 2011 9:22 pm

Policia e Korçës zbardhi mbrëmjen e të shtunës vrasjen makabre të gruas e cila u gjet e gjymtuar dy ditë më parë në vendgrumbullimin e plehrave të Korçës.

Gruaja, trupi i së cilës u gjet i gjymtuar dhe i futur në thasë të ndryshëm, quhet Liljana Arapi, 42 vjeç, lindur dhe banuese në qytetin e Bilishtit, e papunë dhe e pamartuar sipas regjistrit të gjendjes civile.

Autori i vrasjes, tashmë i arrestuar, është 84 vjeçari Gaqo Dumka, me të cilin viktima bashkëjetonte prej vitesh në një banesë me qera në Lagjen nr 4 të Korçës. I moshuari ka pranuar krimin dhe rrëfeu se vrasjen e ka kryer për arsye xhelozie pasi kishte zbuluar se viktima e tradhëtonte me të tjerë.

Sipas deklaratës së policisë, ngjarja ka ndodhur paraditen e datës 11 gusht 2011, në ambientet e banesës së marrë me qera ku jana gjetur edhe prova më se të mjaftueshme si njolla gjaku brenda dhe jashtë ndërtesës, një sopatë dhe dy thika të cilat mendohet të jenë armët e vrasjes dhe rroba të viktimës dhe të autorit, raportoi e përditshmja Panorama.

Ndërkohë, autori monstër refuzon të tregojë ku gjendet koka e viktimës, e cila është edhe e vetmja pjesë e trupit që ende nuk është gjetur.

Ligji shqiptar parashikon lehtësi për të moshuarit mbi moshën 70 vjeçare, për të cilët “zbatohet një program terapeutik në një institucion të posaçëm”

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.eja-ti.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Korçë, gjendet trupi i një femre të masakruar    Today at 9:03 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Korçë, gjendet trupi i një femre të masakruar
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: KRONIKA E ZEZË-
Kërce tek: