PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ndërron jetë diplomati amerikan Richard Holbrooke

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Ndërron jetë diplomati amerikan Richard Holbrooke   Mon Dec 13, 2010 10:35 pm


Washington, 14 dhjetor - Mbrëmë në moshën 69 vjeçare, ka vdekur diplomati amerikan, Richard Holbrooke.

Së fundit, ai ishte i dërguar special i presidentit Barack Obama për Afganistanin dhe Pakistanin, njofton REL.

I ndjeri Holbrooke ishte arkitekt i Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995, me të cilën përfundoi lufta në Bosnjë Hercegovinë.

Në fund të viteve të 90-ta, ai u kthye në Ballkan, në kohën kur në Kosovë shpërtheu lufta ndërmjet forcave serbe dhe shqiptarëve.

Raportohet se në mars të vitit 1999 ai shkoi në Beograd për t’i dhënë ultimatumin final, ish presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, se NATO-ja do të bombardojë nëse agresioni ndaj Kosovës nuk ndalet. Millosheviqi nuk i pat dëgjuar këto vërejtje.

I ndjeri Holbrooke vdiq në moshën 69 vjeçare, mbrëmë vonë në Washington.

Ai ishte në gjendje kritike shëndetësore për shkak të problemeve me aortë, prej të premtes, derisa po punonte në Departamentin amerikan të shtetit.

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se Holbrooke ishte “gjigant i vërtetë i politikës së jashtme amerikane”.

“Richard Holbrooke e ka shërbyer vendin tonë me nder për afro 50 vite, nga një oficer i ri i jashtëm në Vietnam, e deri tek arkitekti i marrëveshjeve që i ndalën masakrat në Ballkan. Ai i avanconte përpjekjet tona rajonale si përfaqësues special në Afganistan dhe Pakistan. Ai thjesht ishte një nga gjigantët e politikës së jashtme amerikane”, tha Barack Obama.

Mëtutje, në deklaratën e tij, zoti Obama, tha se “janë miliona njerëz në mbarë botën, jetët e të cilëve ishin shpëtuar dhe pasuruar” nga puna diplomatike e Hollbrukut, në zonat e trazuara dhe me luftëra në rajone”.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, në deklaratën e saj tha se Amerika e ka humbur njërin prej “kampionëve të saj më të fuqishëm dhe shërbyesin më të dedikuar”.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Ndërron jetë diplomati amerikan Richard Holbrooke
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: