PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Wisner: Çdo shtet vendos për kufijtë e vet, pra edhe Kosova

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Wisner: Çdo shtet vendos për kufijtë e vet, pra edhe Kosova   Thu Aug 04, 2011 8:54 pm

Washington, 4 gusht - Unë shpresoj se një prej epilogëve të krejt këtij procesi është që edhe nëse Beogradi nuk e pranon dhe nuk e legjitimon shtetin e Kosovës, së paku mund të pranojë realitetin. E realiteti është se një shtet i ri, që quhet Kosovë, ekziston dhe është interes i të gjithëve që ky shtet të jetë i qetë dhe njerëzit në të jetojnë në harmoni dhe paqe me Serbinë si fqinje. Ky do të ishte një epilog fer”, tha për RTV21 ambasadori amerikan dhe njohësi i mirë i çështjeve të Ballkanit, Frank Wisner.Sipas fajeve të tij, fjala është pa dyshim për një ngjarje shumë të rëndësishme. Sa herë që rendi dhe ligji sfidohen seriozisht dhe humbet një jetë, fjala është për ngjarje që duhet marrë shumë seriozisht. Mirëpo, prapa këtyre ngjarjeve qëndron një fakt edhe më i rëndësishëm, që Kosova ka të drejtë nëpërmjet qeverisë së vet të ushtrojë autoritetin e vet në tërë territorin e vendit, të kontrollojë pikat kritike kufitare, të kontrollojë qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve dhe të mbajë përgjegjësi për atë që ndodhë në këtë segment, tha Wisner.

”Është shumë e rëndësishme që Qeveria e Kosovës të marrë kontrollin e plotë të kufijve të vet, sepse, derisa kjo nuk ndodhë, kontrabanda do të vazhdojë dhe rendi e ligji do të jenë vështirë të zbatueshëm në tërë territorin e Kosovës. Kështu që, unë besoj se secila qeveri në Kosovë ka të drejtë që të kontrollojë pikat e veta kufitare dhe atë që ndodhë në ato pika”, tha ambasadori Wisner.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Wisner: Çdo shtet vendos për kufijtë e vet, pra edhe Kosova
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: