PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ku do të transferohen lojtarët e Shqipërisë!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

MesazhTitulli: Ku do të transferohen lojtarët e Shqipërisë!   Mon Jun 20, 2011 10:47 am

Dyert janë hapur katërkanatëshe në botën e më të mirëve të futbollit kuqezi. Jemi në qershor, ndërsa korriku afrohet pa u ndalur dhe emrat e lojtarëve kryesorë shqiptarë shfaqen sa në njërën anë të tregut aq edhe në tjetrën.

Hamdi Salihi besohet se është shumë pranë Dinamos së Kievit apo edhe Soshosë franceze, por klubi i tij, Rapid e llogarit ende si pjesë të vetën sezonin e ardhshëm.

Trajneri Shëtel pohon se skuadra do të ishte shumë e fortë me Salihin dhe shqiptarin tjetër, Nuhiu, në repartin sulmues.

Ndërsa Lorik Cana për momentin nuk sjell të reja, nga Italia flitet për Samir Ujkanin, të cilin e pëlqen pa masë Sampdoria, tashmë e rënë në Serinë B. Veçse, vetë portieri kuqezi do të donte të luante në Serinë A, me Novarën, për t’u përshtatur me elitën e futbollit italian dhe Palermo, klubi që zotëron 50 për qind të kartonit të tij, besohet se është dakord që Ujkani të mos ndryshojë destinacion.

Duke u hedhur në bregun tjetër të Adriatikut, në Kroaci, lojtari i kombëtares shqiptare, Ervin Bulku, edhe dje nuk u stërvit me ekipin e tij, Hajduk i Splitit. Sipas “Veçernji Listit”, tiranasi synon të gjejë një ekip të ri, ndonëse nuk jepen arsyet se përse e do një gjë të tillë.

Realisht,, tek Hajduku është kohë ndryshimesh, por ndoshta Bulku kërkon një ekip me rrogë më të mirë sesa 80 000 eurot në sezon që raportohet se fiton në qytetin dalmat. Së fundi, Andi Lila. Mbrojtësi kavajas i kombëtares, shton edhe Liteksin bullgar në listën e klubeve që interesohen për të, veçse lajmet nga Kroacia tregojnë sesa shpejt mund të ndryshojë “kahu nga fryn era”. Hajduku, një nga destinacionet e tij të mundshme po bisedon me dy mbrojtës, një brazilian i krahut të djathtë që luan në Zagreb dhe një i majtë kroat që luan në Portugali. Edhe Dinamo e Zagrebit dhe Partizani i Beogradit besohet se interesohen për Lilën.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Ku do të transferohen lojtarët e Shqipërisë!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: ÇDO GJË RRETH SPORTIT-
Kërce tek: