PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 EULEX'i konfirmon: Po e hetuam Pieter Feith'in!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

MesazhTitulli: EULEX'i konfirmon: Po e hetuam Pieter Feith'in!   Mon Jun 20, 2011 10:32 am

Prishtinë 20 qershor- EULEX-i konfirmoi se ka zhvilluar hetime ndaj Përfaqësusit Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith.

Hetimet janë bërë nga një prokuror i EULEX-it, pas pohimeve për përfshirjen e Shefit të ICO-së, Peter Faith në zgjedhjen Gani Gergurit si guvernator i Bankës Qendore të Kosovës.

Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi ka thënë se Pieter Feith tani nuk është nën hetime, sepse prokurori i EULEX-it ka përfunduar kërkimet dhe nuk ka arritur të gjejë asgjë substanciale për këtë rast.

Konfirmimi erdhi pas shkrimit të sotshëm në Gazetën Express, sipas së cilës EULEX’i ka hetuar veprimet e Pieter Feith me rastin e zgjedhjes së Guvernatorit të Bankës Qëndrore të Kosovës.

Për këtë arsye, Zyra e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar ka dalë me një sqarim para opinionit ku zëdhënësi i ICO’së, Andy McGuffie, tërthorazi, pranoi se shefi i tij është hetuar nga prokurorë të EULEX’it.

“Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) ishte mjaft i befasuar kur dëgjoi për herë të parë për supozimin për një hetim dhe menjëherë kërkoi sqarim nga Shefi i Misionit të EULEX’it dhe zinxhiri i tij komandues si dhe nga autoritetet gjyqësore të Kosovës. Duhet mbajtur në mend se Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në bazë të Kushtetutës e ka autoritetin për dhënien e pëlqimit për emërimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore. Ai e ka ushtruar ketë autoritet duke respektuar plotësisht kuadrin ligjor të Republikës së Kosovës si dhe PGJS’në dhe do të vazhdojë të bëj këtë”, përfundon deklarata e McGuffie.

Gazeta Express ka shkruar të hënën se Pieter Feith është hetuar nga prokurorë të EULEX’it në lidhje me zgjedhjen e Gani Gërgurit në postin e Guvernatorit të Kosovës.

Ky është rasti i parë që një Shef i misionit ndërkombëtar hetohet nga EULEX.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 21

MesazhTitulli: Re: EULEX'i konfirmon: Po e hetuam Pieter Feith'in!   Mon Jun 04, 2012 6:13 pm

cfare nuk po bejn edhe keta,me tregu se kan force te bejn shum gjera

_________________
Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
EULEX'i konfirmon: Po e hetuam Pieter Feith'in!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE-
Kërce tek: