PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Në Maqedoni shënohet dita botërore e refugjatëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

MesazhTitulli: Në Maqedoni shënohet dita botërore e refugjatëve   Mon Jun 20, 2011 10:31 am

Shkup, 20 qershor - Me vendosjen e luleve dhe tubim sot Shoqata e fëmijëve refugjatë nga pjesa e Egjeut të Maqedonisë e shënoi 20 qershorin - Ditën botërore të refugjatëve.

"Duke e shënuar Ditën botërore të refugjatëve para Përmendores së ekzodusit maqedonas, duke u përkujtuar edhe një herë persekutimi etnik mizor i maqedonasve të Maqedonisë së Egjeut të kryer nga ana e regjimeve greke joidemokratike, dëshirojmë të dërgojmë porosi të vetme deri te opinioni në botë të përmbajtur edhe në Konventën e KB-së.

Madje edhe vetëm një refugjat pa shpresë është e tepërt për vetëdijen dhe detyrën njerëzore", deklaroi Gjorgji Ajanovski, anëtar i Shoqatës së fëmijëve refugjatë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për aksionin për kthim të pronave, kryetari i Shoqatës së fëmijëve refugjatë nga pjesa e Egjeut të Maqedonisë, Gjorgji Donevski tha se ka filluar procedura.

"Tejet kanë ndryshuar marrëdhëniet në Greqi lidhur me plotësimin e kërkesave tona. Tani është koha kur secili qytetat i Republikës së Maqedonisë me prejardhje nga Egjeu duhet të sigurojë çertifikatë nga libri i amzës në Greqi dhe pastaj të mund t'i realizojë të gjitha të drejtat", tha Donevski dhe shfaqi shpresë se do të arrijnë në realizimin e të drejtave për kthim të pronave.

Nga Shoqata informojnë se e mbështesin vendosjen e skulpturës "Ushtari në kalë" në sheshin e qytetit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Në Maqedoni shënohet dita botërore e refugjatëve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA MAQEDONIA-
Kërce tek: