PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Arrestohet bosi i Albanian Airlines

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Arrestohet bosi i Albanian Airlines   Mon Jun 20, 2011 1:29 am

Është arrestuar në Spanjë, pronari i kompanisë ajrore shqiptare Albanian Airlines, Ali Evsen.
Sipas mediave turke, 49 vjecari së bashku me një biznesmen egjiptian janë ndaluar në Spanjë me akuzën pastrim parash, dhënie rryshfeti dhe korrupsion.

Duke iu referuar policisë iberike, mediat turke theksojnë se egjiptiani i arrestuar është djali i biznesmetit Hysejn Salem, një nga njerëzit më të afërt të ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak.

Gjithashtu theksohet se biznesmeni egjiptian i cili është një nga aksionerët më të mëdhenj të kompanisë East Mediterranean Gas, i ka shitur Izraelit gaz nën cmimin e tregut duke shkaktuar një dëm të madh burimeve publike. Paratë e fituara nga ky biznes janë depozituar në llogaritë e tyre bankare në Spanjë.

Ndërkohë agjensia e lajmeve Associated Press shkruan se policia spanjolle ka ngrirë llogarinë bankare prej 33 mln eurosh të egjiptianit Salem. Duke iu referuar po kësaj agjensie, biznesmenit turk Ali Evsen punonte si garant dhe nëpërmjet kompanive të tij i dërgonte paratë familjes egjiptiane Salem.

Garancia që duhet të lënë dy biznesmenët egjiptian për t’u hetuar në gjendje të lirë është rreth 30 mln euro, ndërkohë që për turkun Ali Evsen është caktuar 18 mln euro.

Sipas mediave, arrestimi i biznemenit egjiptian mund të nxjerrë në dritë, korrupsionin e bërë në kohën e qeverisjes së Hosni Mubarakut, dhe miliona dollarët që ish-presidenti transportoi jashtë Egjiptit.

Ali Evsen, është aksioneri kryesor i kompanisë shqiptare ajrore Albanian Airlines, me 93 % të aksioneve me vlerë rreth 2.9 miliard lekë.

Biznesmeni turk bleu kompaninë në vitin 2008 së bashku me kompaninë tjetër ADVANCED CONSTRUCTION GROUP e cila ka 7% të aksioneve të Albanian Airlines.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
 
Arrestohet bosi i Albanian Airlines
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA SHQIPËRIA-
Kërce tek: