PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 zemra e thyer.....vertet!!!!????

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: zemra e thyer.....vertet!!!!????   Thu Jun 09, 2011 2:53 am

..... (heshtje).....


- E thyer?


-....(lot)....


- Si thyhet zemra?


- Ti nuk kupton,zemra thyhet,shkatërrohet,shndërrohet në mijëra copëza pa vlerë,kur ajo pjesëza më e rëndësishme vendos të të leri,të braktisi...Sa e pafuqishme ndjehesh...! Sa kot..! Sa vetëm..! E braktisur...pa dashuri...më zemër të thyer...:'( ...Ti je kaq e dobët për ta ndryshuar,nuk mund të bësh asgjë...vetëm të qash,vajtosh,vuash...



- Edhe zemra u thye?


- Nuk kupton...!!!!


Kuptoj dhe kuptoj mjaft mirë...e kam dhe unë një zemër...!

Nuk jemi të pashpirt ne që përpiqemi të bëjmë ''moral'' qe kur dikush ikën,nuk ia vlen të qash e vuash për atë,por të hapesh sytë,të shkundesh pluhurin e se shkuarës,të kyçesh kujtimet në një baule me çelës...dhe të drejtosh shikimin drejt sfidave të reja...!

Kush të do,nuk të lë Kurrë vetëm,qëndron me ty pranë,përherë...! Edhe nëse i duhet të ikë...Ajo copëz kthehet prapë!


Nuk jemi egoist ne që dashurojmë jetën dhe veten mbi gjithçka!

Nuk jemi budallenj të mos kuptojnë dhimbjen dhe vuajtjen e dikujt...thjeshtë kemi njohur një vuajtje më të madhe,një dhimbje më të madhe..e dimë që ka edhe shumë herë më keq....shumë...shumë...!

Nuk jemi bërë kot kështu,të çeliktë,të pathyeshëm,më zemër të fortë dhe më shpirt optimist...të dashuruar pafundësisht me jetën dhe çdo copëz të saj,të dashuruar me diellin,me dritën,me shpresën dhe buzëqeshjen...!


Nuk është rastësi që të jesh njv person jashtë mase pozitiv....!
Gjithçka e ka një arsye...një fillim...një zhvillim...dhe ....diku atje larg...larg...larg...një fund...!



Nuk jemi ngritur nga një mëngjes ne tjetrin me dëshirën e madhe për të qene Optimist...që sot e tutje...ajo gota do jetë përherë gjysem plot për mua...qe sot e tutje,do dashuroj edhe çdo pike shiu..se e di do dalë dielli...që sot e tutje do dashuroj edhe errësirën,se e di që duke ecur në të,do mbërrij në dritë...!



Nuk kemi vendosur më kot te ecim përpara...te jemi optimist në shpirt,te kemi shkëlqim dashurie për jetën në sy dhe te kemi të pikturuar buzëqeshjen më të bukur që mund të dhurojmë mbi buzë...!


E keni gabim!!! Gjithçka e ka një arsye,pse ndodh...!


Një shpirt i forte lind përherë pas një beteje të fuqishme...!

Një zemër e çeliktë behet përherë pas një vuajtje të madhe...!

Një karakter i qëndrueshëm formësohet përherë pas stuhive qe te (për)ndjekin...!

Një lot pendohet të dale,kur e di që ka vuajtje me të mëdha se sa ikja & mbarimi i një dashurie...!


Dhe....

Mos e mendoni që askush nuk iu kupton dhe fshiheni e harroheni pas vuajtjes...

Mos e mendoni që asnjeri nuk e kupton sa vuan zemra juaj...

Mos kujtoni se askujt nuk i vjen keq për ju...

Mos kujtoni se nuk prekni zemrën e dikujt tjetër kur të shohin në gjendjen më të keqe të mundshme..te vuash...



Do dëshironit t'iu mëshironin dhe t'iu linin të qanit...?!


Mik i mire nuk është ai që i bie shpatullës tënde dhe të lë të qash e vuash pa fund..

Mik i mirë nuk është ai që të lejon të mbetesh pre e kujtimeve së shkuara duke mos pasur asnjë fije shpresë për të ardhmen...

Mik i mire nuk është ai që të mban ''iso-n'' në vuajtjen tënde...

Mik i mire nuk është ai që të përkëdhel egon me fjalë të ëmbla e përkëdhelëse...


Unë një mik të tillë,mëshirues...NUK E DUA...!!!!


Unë dëshiroj një mik që të më ndihmoj të mbledh copëzat e zemrës dhe të rifillojmë ti ngjyrosim...të rifillojmë ti japim formën qe kishte dhe në fund ta lyejmë me ndjenja gëzimi,hareje,lumturie...ta ndriçojmë me buzëqeshje dhe grimca optimizmi...!



Zemra nuk thyhet...është pjesa jonë më e fortë...!!!

Zemra është copëza jonë që duron më shumë...!!!

Zemra është copëza për të cilën duhet të mos reshtim së luftuari...!

Zemra jone meriton ta duam dhe ta mbrojmë...!

Zemra jone meriton qetësi dhe buzëqeshje...!



Mos ia mohoni vetes lumturinë...

Mos u mbyllni ne një guaske te forte dhe te qëndroni e izoluar me kujtimet...!

Provoni te çukisni lehtas ne muret e guaskës suaj...!

Provoni te lejoni dritën te hyje ne errësirën tuaj...!

Provoni te lejoni rrezet e shpresës dhe optimizmit te çajnë guaskën..!


Provoni te dilni prej saj dhe buzëqeshni fort....!!!

Një shans i humbur nuk është një jetë e humbur...Jeta është e gjatë me mundësi plot...!

Do jetuar ne maksimum çdo dite dhe do shijuar çdo rreze...

Duhet te dalim nga guaska e te provojmë ndjenja të tjera përveç vuajtjes...

Jeta nis me lot...vazhdojeni me buzëqeshje!

Ah po edhe : '' Mos resht Kurrë se buzëqeshuri,as kur je i trishtuar...sepse nuk i dihet asnjëherë...DIKUSH MUND TE DASHUROHET ME BUZËQESHJEN TUAJ!!!

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
 
zemra e thyer.....vertet!!!!????
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: DASHURIA DHE ROMANCA :: TREGIME DASHURIE-
Kërce tek: