PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Te verbuar nga dashuria !!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Te verbuar nga dashuria !!!   Thu Jun 09, 2011 2:51 am

Te verbuar nga dashuria

Herët apo vonë, secili njeri dashurohet. Ndonjëherë dashuria të kthehet, por ndodh edhe e kundërta. Mund t’ju ndodh që shoku apo shoqja juaj të dashurohet në dikë dhe, thjesht, të verbohet nga dashuria në atë masë sa të mos e vërejë se pala tjetër nuk ia kthen dashurinë.

Për dikë është argëtuese ta vërejë te tjetri këtë gjendje, për dikë tjetër e lodhshme. Kur një shok apo shoqe juaja është “verbuar nga dashuria” ata krijojnë një idol nga personi në të cilin janë të dashuruar. Imagjinojnë veten e tyre dhe personin që dashurojnë në situata të ndryshme. Buzëqeshin ëmbël çdo herë kur e shohin simpatinë e tyre dhe bëjnë plane se çfarë do të bënin me të...Dhe janë tërësisht të verbër karshi faktit se simpatia e tyre është plotësisht e pa interesuar për ta.

Por për ta nuk ka dert edhe nëse simpatia i ka refuzuar, edhe nëse ua ka thënë hapur se nuk është e interesuar për ta, të dashuruarit do të vazhdojnë të ëndërrojnë dhe bëjnë plane.
Dashuria
E ju? Nuk e dini a duhet kjo gjendje t’ju bëjë të qeshni apo t’u dhimbset shoku apo shoqja juaj? Dhe nuk dini se çfarë të bëni sepse, ata janë plotësisht të shurdhër ndaj këshillave tua. Dhe nëse ju këmbëngulni në të vërtetën, të dashuruarit do t’ua marrin si përpjekje që të futeni mes tyre dhe njeriut që dashurojnë.

Në këtë rast ju keni dy mundësi. E para është që të mos bëni asgjë dhe të prisni që shoku apo shoqja juaj vetë ta shoh gjendjen e vërtetë dhe pas kësaj ju ta ngushëlloni sepse, ata do të ndjehen sikur janë të lënë dhe jo të silleni sikur asgjë nuk ka ndodhur realisht, përveç se në kokën e tyre.

Mos flisni për gjendjen e tyre momentale, por me takt nisni ta shprehni mendimin tuaj se çfarë do të bënit ju nëse jeni i dashuruar në një person që nuk ua kthen dashurinë. Në këtë mënyrë, tërthorazi do të shprehni mendimin tuaj, kurse shoku apo shoqja juaj nuk do ta ndjejë se ju po e sulmoni. Ndërkohë, ua bëni me dije se mund të llogarisin edhe në ju.
Dashuria
Herët a vonë, shoqja a shoku yt, do ta vërejë edhe vetë se gjithçka rreth kësaj “dashurie” ka qenë imagjinatë e tyre dhe nëse të gjithë ne sillemi si duhet në këto momente, atëherë të “dashuruarit e verbër” me lehtë do ta kalojnë këtë situatë.
Dhe juve, si një shok apo shoqe e mirë, u mbetet që të jini më ta derisa ta tejkalojnë vuajtjen e një dashurie të pa kthyer.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 21

MesazhTitulli: Re: Te verbuar nga dashuria !!!   Fri May 18, 2012 12:32 am

e kjo dashuria;tre verbon aq shum saqe ndonjeher zemra nuk pyet dhe dashuron edhe njeriun e gabuar

_________________
Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Te verbuar nga dashuria !!!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: DASHURIA DHE ROMANCA-
Kërce tek: