PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Marrëdhëniet seksuale dhe të mirat e tyre

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 33

MesazhTitulli: Marrëdhëniet seksuale dhe të mirat e tyre   Mon May 23, 2011 8:42 pm

Instinkti për të kryer marrëdhënie seksuale është më i forti që zotërojmë. Ky është jetësor nëse duam të krijojmë brezin tjetër.
Instinktet tona na nxisim ne të gjithëve të kryejmë marrëdhënieve seksuale. Por mënyra se si gratë dhe burrat shkojnë drejt kësaj është krejt e ndryshme.
Ndryshimi tek qasja e meshkujve dhe femrave ndaj marrëdhënies seksuale ka një themel evolucionar. Çdo muaj një grua çliron vetëm një vezë. Nëse kjo vezë pllenohet atëherë asaj do t'i duhet të bartë fëmijën përgjatë nëntë muajsh shtatzënësie. Ky është një investim i madh. E kundërta ndodh me burrin, i cili ka të gatshme pothuaj një numër të pafundme spermatozoidësh dhe mund të bëhet atë i qindra fëmijëve brenda këtyre nëntë muajve. Kështu që nuk është befasuese përse gratë kanë prirje të jenë më nazeqare kur vjen puna për të zgjedhur se me kë të kryejnë marrëdhënie seksuale.
Përmes përkëdheljesh, puthjesh apo zhulatjesh, organet seksuale bëhen gati për marrëdhënien seksuale.
Një jetë e pasur me seks ndikon pozitivisht në pasqyrën e hormoneve. Fakt është që edhe 48 orë pas një akti të mirë seksual pasqyra e hormoneve është ngritur me 50 për qind. Pra bërja seks ka një përparësi më të madhe sesa marrja në mënyrë artificiale e hormoneve. Ndryshe nga marrja në mënyrë artificiale e hormoneve, marrëdhënia seksuale nuk e sjell kurrë sasinë e hormoneve tek mashkulli në një shkallë të rrezikshme për shëndetin.
Pasja e marrëdhënieve seksuale çdo dy apo tre ditë është në rregull, por pasja më e shpeshtë se kaq e tyre ka gjasa që të ulë përqendrimin e spermatozoidëve, duke ulur edhe pjellshmërinë e mashkullit. Rreziku më i madh në një marrëdhënie të gjatë seksuale është mërzitja dhe monotonia në shtrat. Monotonia si dhe irritimet e vogla të përditshme, të cilat merren me vete kur shkon në shtrat mund të influencojnë negativisht motivin për të pasur marrëdhënie me partnerin. Nga kjo vjen që kryerja e aktit të rrallohet nga një herë apo dy në javë në një herë në muaj ose më rrallë se kaq. Kur çifti vjen në një situatë të tillë është mirë të krijohet diçka e re. Një faktor i rëndësishëm në këtë periudhë është kreativiteti, i cili e mban lidhjen sa më të freskët.
Faktorë të tjerë, të cilët influencojnë negativisht dëshirën për të pasur marrëdhënie seksuale tek femrat janë:
- frika për marrjen e ndonjë sëmundjeje gjatë aktit seksual
- përdorimi i ilaçit kundër mbetjes shtatzënë (anti-conception). Disa lloje të tilla ilaçesh përbëhen nga një sasi e madhe progestoroni, i cili ul dëshirën për të pasur marrëdhënie
- pasja e një vagine të thatë
Tek burrat faktorët negativë janë:
- tensioni për të kryer aktin seksual sa më suksesshëm
- përdorimi i tejkaluar i alkoolit
Seksologët amerikanë Masters dhe Johnson konstatuan që 47% e femrave pas lindjes, të paktën për një periudhë prej 3 muajsh kanë pak dëshirë për të pasur marrëdhënie seksuale. Rreth 22% nga femrat e pyetura kishin pushuar së kryeri aktin seksual.
Ato femra që kryejnë marrëdhënie seksuale pa përdorur këllëfë, rroken më pak nga depresioni. Studiuesit pandehin se mos në lëndën themelore të derdhjes së mashkullit ka disa përbërës që luajnë një rol qetësues në gjendjen shpirtërore të grave. Kanceri i mitrës shkaktohet nga virusi i transmetuar përmes marrëdhënieve seksuale, Human Papilloma Virus ose HPV.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.eja-ti.tk
 
Marrëdhëniet seksuale dhe të mirat e tyre
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SEKSI / EROTIKA (¯`♥´¯) :: EROTIKA-
Kërce tek: