PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Faktorët që çojnë një mashkull drejt një lidhje tjetër

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 33

MesazhTitulli: Faktorët që çojnë një mashkull drejt një lidhje tjetër    Mon May 23, 2011 8:40 pm

Je i martuar prej disa vitesh? E ndjen se pasioni midis teje dhe gruas po zhduket pak e nga pak? E ndjen se nuk mund të jetosh pa të, pasi bashkë me dashurinë, të lidh respekti dhe mirëkuptimi. Me pak fjalë, marrëdhënia juaj është harmonike, por të mungon diçka. Të mungojnë ato netët kur bëje dashuri çmendurisht, kur ajo të priste më shumë e zhveshur se e veshur dhe ti, që hidheshe i lumtur mbi darkën e nxehtë për një seks të paparë. Më parë ose më vonë të gjitha këto ndikojnë në një marrëdhënie. Çfarë duhet të bësh për të rregulluar situatën dhe për të sjellë sërish pasionin në dhomën e gjumit? Përgjigjen mund ta gjesh si më poshtë. Por çfarë duhet të bësh atëherë kur ke bërë çdo gjë të mundshme për të “ringjallur” marrëdhënien, ndërsa përpjekjet tuaja s’kanë pasur sukses? Ke dy variante: të divorcohesh dhe kërkon lumturinë te një femër tjetër. Ose të plotësosh “dëshirat seksuale” me femra të tjera, pra të tradhtosh gruan. Në qoftë se do t’i marrësh përsipër këto rreziqe, kalo më poshtë te këshillat:

1. Nocionet e bazës “One night stand”

Përpiqu të kesh aventura, të themi brenda një nate, por është e rekomandueshme që çdo natë ta kalosh te krevati bashkëshortor me gruan tënde, në mënyrë që mos t’i japësh asaj mundësinë për dyshim. Me pak fjalë, mos u tako me një femër disa herë dhe përpiqu ta bësh këtë gjë përgjatë ditës atëherë kur duhet të jesh në orarin e punës. Pjesa me punën është e rrezikshme kur gruaja jote njeh kolegët dhe mund të mësojë aksidentalisht që ti ke munguar për disa orë, në një ditë pune. Në qoftë se ndodh kjo gjë dhe ajo mëson që nuk ke qenë në punë disa orë, përpiqu t’i japësh asaj argumente të forta: “kam dashur të të blej diçka të bukur dhe u largova ta gjej”. Për të qenë i përgatitur, duhet të mbash përgjatë gjithë kohës, në makinë apo në zyrë apo diku tjetër një dhuratë të vogël. Mos apelo në shërbimet me pagesë! Evito sa të mundesh prostitutat. Indiferenca ndaj pastërtisë dhe kujdesit mund të të kushtojë: mos harro se SST-të (Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme) janë tejet të përhapura. Edhe në qoftë se përdor prezervativ, ekzistojnë sëmundje që mund të transmetohen përmes seksit oral. Plus që duhet të justifikosh paratë e shpenzuara atje, përballë gruas tënde.

2. Kushtet që duhet të plotësojë e dashura

Në qoftë se ke filluar një marrëdhënie jashtëmartesore, duhet të jesh tejet i kujdesshëm kur zgjedh femrën me të cilën po tradhton gruan. Duke kaluar mbi idenë “të jetë e re, e bukur dhe seksi”, një e dashur duhet të jetë një femër e pavarur nga ana ekonomike, e cila nuk pret shumë kujdes nga ty që ta mirëmbash. Duhet të jetë një femër inteligjente, pasi është e rëndësishme që po e informon se keni thjesht një marrëdhënie strikte seksuale. Duhet ta dijë se je i martuar, pasi do të duhet të vendosësh disa rregulla që nga fillesat e aventurës tënde. Duhet të banojë në një apartament të sajin, në mënyrë që të shkosh ti te ajo. Hotelet janë një alternativë tjetër, por do të jetë tejet e vështirë që t’i justifikosh gruas paratë e harxhuara atje.

3. Si të ruash sekretin

Mos i thuaj as mikut tënd më të ngushtë që ke një të dashur. Mos dil kudo me të për krahu, apo në qoftë se është absolutisht e nevojshme dhe e pashmangshme, takojeni më parë dhe informojeni se nuk do të silleni si dy të dashuruar. Në qoftë se puna jote ka të bëjë me shumë udhëtime në interes të punës, mund të gjesh një të dashur në një qytet tjetër të cilin e viziton vazhdimisht. Bli një kartelë me parapagim, të cilin do ta fshehësh nga gruaja dhe përdore për të komunikuar me të dashurën. Mos i jep asnjëherë numrin e telefonit që e përdor çdo ditë kur jeni së bashku. Përpiqu të evitosh sa më shumë informata përreth vendit ku punon, ku e kalon kohën me gruan e shumë të tjera. Mos diskuto asgjë me të dashurën se çfarë po ndodh me ty, me gruan tënde apo me familjen, ndonëse është tejet tunduese t’i shprehësh pakënaqësitë në tymin e cigares, pas një seksi të nxehtë. Përpiqu sa të mundesh ta mbash adresën sekrete. Ki kujdes të mos të hapë portofolin kur jeni së bashku, pasi atje mund të marrë vesh adresën tënde. Ndoshta po mendon se përse po ju themi që të mbani sekrete për sa i përket adresës dhe familjes!

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.eja-ti.tk
 
Faktorët që çojnë një mashkull drejt një lidhje tjetër
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SEKSI / EROTIKA (¯`♥´¯) :: EROTIKA-
Kërce tek: