PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Facebook dhe Twitter e dinë çka bëjmë online?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Facebook dhe Twitter e dinë çka bëjmë online?    Sat May 21, 2011 8:31 pm

Të gjithë ata që bëjnë Like në Facebook, apo “cicërojnë” në Twitter për miqtë e tyre, duhet të kenë kujdes sepse kjo i tregon rrjetit tënd social shumë më shumë sesa ju mund të dëshironit.

Një studim i bërë në emër të Wall Street Journal ka gjetur se funksionet “Like” dhe Tweet” nëpër faqe të caktuara online, e përcjellin aktivitetin e përdoruesit në internet, edhe kur ato nuk janë duke u përdorur më.

Madje, një gjë e tillë është pranuar nga Facebook, zyrtarët e së cilës kanë thënë se këto informacione i nevojiten për reklamuesit.

Ndërsa Twitter ka thënë se historinë e këtyre të dhënave e fshin shpejtë, edhe pse zëdhënësi i kësaj kompanie ka thënë se “të dhënat edhe mund të përdoren, për përmirësim të përmbajtjes në të ardhmen”.

Studimi është bërë nga ish-inxhinieri i Google, Brian Kennish, përkatësisht nga kompania e tij, Disconnect Inc, e cila ka analizuar më shumë se 1000 faqe.

Nga studimi i Kennish, del se nga 1 mijë faqet e para në Google, Facebook përcjell më shumë 331, ndërsa Tëitter “ndjek” 200 prej tyre.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Facebook dhe Twitter e dinë çka bëjmë online?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) FORUMI SHKENCOR (¯`♥´¯) :: TË REJAT E TEKNOLOGJISË-
Kërce tek: