PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Prifti që përkrah pedofilinë tmerron Holandën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Prifti që përkrah pedofilinë tmerron Holandën    Sat May 21, 2011 8:21 pm

Amsterdam, 21 maj – Kisha Katolike holandeze dhe rendi salesian janë duke hetuar informatat se një prift salesian kishte shërbyer në bordin e grupit që promovon pedofilinë, me dijeninë e plotë të shefit të tij.
Zyrtari kryesor i këtij rendi në Holandë, delegati Herman Spronck, ka konfirmuar përmes një deklarate se prifti – i identifikuar nga televizioni RTL Nieuws, si 73-vjeçari “Ati Van B” – kishte qenë në bordin e “Martijnit”, një grupi që bën fushatë për t’i dhënë fund ndalimit të pedofilisë.
Ky grup gëzon nam të keq, ndonëse nuk është shpallur i paligjshëm.
“Natyrisht se ne e hedhim poshtë këtë dhe distancohemi prej kësaj iniciative personale” të priftit, ka thënë Spronck përmes një deklarate. “Anëtarësimi në organizatat e tilla nuk përshtatet me etikën e rendit salesian”.
Megjithatë, eprori i Spronckut në Belgjikë ka bërë të ditur se ai do ta hetojë si Spronckun, ashtu edhe atin Van B, pasi që të dytë janë cituar nga RTL Nieuws, të kenë thënë se marrëdhëniet e tilla nuk janë gjithnjë të dëmshme.
Eprori Jos Claes i ka thënë televizionit belg të shtunën se ai “nuk mund të paramendojë” që dy përfaqësuesit e tij në Holandë të kalohen pa u ndëshkuar, ndonëse ka shtuar se së pari duhet të konfirmohen faktet.
“Shoqëria mendon se këto raporte janë të dëmshme. Unë nuk pajtohem”, citohet të ketë thënë Van B. Ai kishte qenë pjesë e bordit të “Martijn” gjatë viteve 2008-2010, kur themeluesi i këtij grupi ishte arrestuar për posedim të pornografisë së fëmijëve, një rast që ende nuk është mbyllur në Holandë.
Van B. i ka thënë RTL-së se ai mbetet anëtar i “Martijn” dhe se tani është tërhequr nga detyra si prift dhe jeton në lindje të Holandës.
Në një intervistë të dytë, RTL ka cituar Spronckun të ketë thënë se ai kishte qenë në dijeni rreth pedofilisë së Van B-së dhe anëtarësimit të tij në “Martijn” e madje edhe dinte për dy raste kur prifti ishte gjobitur nga policia për shkak të ekspozimit publik. Megjithatë, ai kishte shtuar se nuk mendonte që këto ishin arsye të mjaftueshme për ta përjashtuar nga rendi.
“Përjashtimi i dikujt nga rendi bëhet vetëm në rastet e shkeljeve të rënda morale, si dhunimi. Këtu nuk ka pasur fije dyshimi”, citohet të ketë thënë Spronck.
Spronck kishte shtuar se “marrëdhëniet e të rriturve me fëmijë jo domosdo janë dëmtuese, përfshirë madje edhe fëmijë 12-vjeçarë”.
Në bazë të ueb-faqes, dega e salesianëve në Holandë i ka 14 të punësuar dhe 400 vullnetarë që u ndihmojnë fëmijëve të varfër.
Zëdhënësi i Kishës katolike holandeze, Pieter Kohnen, ka thënë të shtunën se edhe duke pasur parasysh skandalet e abuzimeve seksuale që e kanë prekur kishën në mbarë botën, ky rast ishte “i pabesueshëm” dhe se kisha e hedh poshtë me neveri pedofilinë.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 21

MesazhTitulli: Re: Prifti që përkrah pedofilinë tmerron Holandën    Fri Jun 08, 2012 8:42 pm

e tmerrshme;cfare prifti esht ky;rrezik me qen maniak seksual

_________________
Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Prifti që përkrah pedofilinë tmerron Holandën
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: LAJME NGA BOTA-
Kërce tek: