PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dorëheqje e gjashtë politikanëve në Turqi pas skandalit seksual

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Dorëheqje e gjashtë politikanëve në Turqi pas skandalit seksual   Sat May 21, 2011 8:20 pm

Stamboll, 21 maj – Gjashtë politikanë të njohur të një partie opozitare në Turqi kanë dhënë dorëheqje të shtunën, pas një videoskandali seksual që mund të ketë pasoja të mëdha në zgjedhjet e 12 qershorit.
Mediet turke kanë thënë se ligjvënësit e Partisë Nacionaliste të Veprimit shihen në xhirimet komprometuese të postuara në internet. Katër anëtarë të lartë të kësaj partie radikale nacionaliste kishin dhënë dorëheqje në fillim të këtij muaji për shkak të një filmimi të ngjashëm, ku disa prej tyre shihen duke bërë marrëdhënie intime në një shtëpi që anëtarët e kësaj partie e kanë shfrytëzuar për afera jashtëmartesore.
“Jap dorëheqje për ta kursyer partinë time nga dëmet që mund të shkaktojnë akuzat e tilla”, ka thënë ligjvënësi Deniz Bolukbasi, që ka qenë në mesin e grupit të ri që dha dorëheqje. Ai ka shtuar se ishte viktimë e një kurthi me motive politike.
Një grup i paligjshëm, i quajtur “Nacionalistët Ndryshe” ka postuar xhirimet, gjë që ka nxitur akuza nga Partia Nacionaliste e Veprimit se përkrahësit e kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan po mundohen ta shkatërrojnë partinë. Partia e Erdoganit i ka mohuar akuzat e tilla.
Sondazhet tregojnë se kjo parti ndodhet afër pragut zgjedhor prej 10 për qind, të nevojshëm për të hyrë në parlamentin turk. Po qe se nuk e kalon barrierën prej 10 për qind, atëherë votat e saj do të shpërndahen nëpër partitë që hyjnë në parlament.
Partia e Erdoganit pritet që ta sigurojë me lehtësi mandatin e tretë, mirëpo ajo po synon ta marrë shumicën absolute, gjë që do ta lejonte ta ndryshonte Kushtetutën e Turqisë.
Autoritetet turke kanë bërë të ditur se po mundohen të bllokojnë xhirimet.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 21

MesazhTitulli: Re: Dorëheqje e gjashtë politikanëve në Turqi pas skandalit seksual   Fri Jun 08, 2012 8:43 pm

mire kan bere;se ndryshe sdo kishin guxim te dilnin para popullit

_________________
Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Dorëheqje e gjashtë politikanëve në Turqi pas skandalit seksual
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: LAJME NGA BOTA-
Kërce tek: