PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kadare i kërkon Lulzim Bashës të tërhiqet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Kadare i kërkon Lulzim Bashës të tërhiqet    Sat May 21, 2011 8:18 pm

Paris, 21 maj - Shkrimtari i njohur Ismail Kadare nëpërmjet një letre të hapur i ka kërkuar Lulzim Bashës tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie. Letra vjen në një moment kur Lulzim Basha po fiton Bashkinë e Tiranës në sajë të votave të kontestuara të marra parasysh këto ditët e fundit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, veprim ky që është kundërshtuar me protesta nga PS dhe simpatizantë të opozitës, që pretendojnë se Edi Rama ka fituar në këto zgjedhje.
“Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë, do t’ju propozoja një gjest, që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare : tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie”, shkruan Kadare ne letren drejtuar Bashës, duke shprehur shqetësimin për situatën më të fundit që po përcillet nga Shqipëria.
Kadare vlerëson se Basha si politikan dhe si zyrtar është gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili shprehet shkrimtari, jo vetëm mund t’ia mbyllë rrugën përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori. “S’është nevoja këtu t’ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapështi”.
Në letër gjithashtu shkrimtari shprehet se shpreson që mesazhi të lexohet qartë dhe jo politikisht.
“Nisur nga kjo, shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga këndvështrimi i klasës politike shqiptare mund të duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj.,etj. por nga një tjetër pikëpamje, nga interesat e larta te vendit, të republikës dhe të kombit do të ishte i drejtë dhe i saktë”.
Kadare thekson madje dhe pse i është adresuar pikërisht Bashës dhe jo Edi Ramës.
“Që të jem i saktë gjer në fund, do të shtoja se kjo nuk është çështje preference për ju, çështje afërsie etj. Dhe aq më pak nuk është sfidë ndaj kundërshtarit tuaj politik. Propozimi për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush , por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin , që është shef i opozitës”.
Shkrimtari që prej vitesh jeton në Paris të Francës mbyll letrën me shpresën se Basha do të tërhiqet nga gara për kryetar Bashkie duke e inkurajuar këtë si gjest që do të nderonte jo vetëm Bashën, por të gjithe shqiptarët.
“Gjesti i juaj do të jetë një mesazh emancipimi dhe shprese për brezin e ri shqiptar, duke përfshirë edhe atë të politikanëve. Çdo gjest i tillë, përpara se tê nderojë një politikan, një krah apo një stinë të politikës, na nderon të gjithëve”, thuhet në letrën e Kadares.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Kadare i kërkon Lulzim Bashës të tërhiqet
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA SHQIPËRIA-
Kërce tek: