PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PDSH filloi fushatën nga Kondova

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: PDSH filloi fushatën nga Kondova   Tue May 17, 2011 12:52 am

Shkup, 17 maj - Me moton “Hajdeni me ne”, partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike Shqiptare, tubimin e saj promovues e ka filluar në fshatin Kondovë.

Përveç anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie, në tubimin e parë parazgjedhorë ishte edhe kryesia e kësaj partie, e kryesuar nga lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Siç transmeton e përditshmja në gjuhën shqipe “Koha” e Shkupit, në fjalimin e tij përpara banorëve të Kondovës lideri i Menduh Thaçi,ka kërkuar votën e qytetarëve për partinë e tij pasi që, siç tha ai, vetëm në këtë mënyrë mund të ndalet diskriminimi i shqiptarëve i cili është evident nga garnitura aktuale e kryesuar nga koalicioni VMRO-BDI.

“ Votoni kundër degradimit të shqiptarëve, që ndodh tri vitet e fundit. Duke votuar PDSH-në votoni për të drejtat e shqiptarëve.

Sytë e shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria janë të drejtuar kah PDSH-ja, ajo të luftojë kundër degradimit të shqiptarëve që po duket në shpërndarjen e parave nga Buxheti, gjatë ndërtimit të kishave. Ky degradim do të ndalet më 5 qershor", tha Thaçi.

Ai më tej potencoi se shtylla e interesave të shqiptarëve janë Shkupi dhe Kumanova, për të shtuar se partia në pushtet BDI e ka ulur çmimin e shqiptarëve si popull dhe kjo, tha Thaçi, ka kontribuar në degradimin e tyre nga maqedonasit. Ai tha se e tërë aleanca kuq-e zi do të votojë kundër kësaj qeverie.

PDSH i prezantoi edhe kandidatët në njësinë e parë zgjedhore. Bartësi i listës Bekim Fazliu tha se në shtet sundon diskriminim ndaj shqiptarëve.

Ai më tej shtoi se Kondova nga ku po fillojnë do të jap kontributin maksimal për suksesin e PDSH-së në zgjedhje.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
PDSH filloi fushatën nga Kondova
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA MAQEDONIA-
Kërce tek: