PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ahmeti kërkon votën e shqiptarëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Ahmeti kërkon votën e shqiptarëve   Tue May 17, 2011 12:51 am

Shkup, 16 maj - Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka hapur të hënën mbrëma fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme. I pari i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se shqiptarët po marrin fatin e tyre në duart e tyre. Në këtë konventë janë promovuar të gjithë kandidatët për deputetë të BDI-së në njësinë zgjedhore numër 1, 2, 3, 5 dhe 6. Bartësit e listës të kësaj partie në njësinë zgjedhore numër 1 është Izet Mexhiti, në 2 Ermira Mehmeti, njësisë zgjedhore numër 3 do t’i prijë Bujar Osmani, asaj 5 Arben Llabënishti, ndërsa gjashtës Ali Ahmeti.
“Nuk kërkojmë votë politike, por votë për të ardhmen e shqiptarëve. Rrugën e kemi përpara, duhet ta realizojmë. Jemi bashkë drejt qëllimit. Kemi realizuar ëndrrën e bukur që nga shkëlqimi e heroit tonë kombëtar, heroit të gjithë shqiptarëve, të gjeneralit shqiptarë, Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Shkup po përjeton se si shqiptarët po studiojnë mu në shesh të Shkupit”, ka thënë Ahmeti.
“Na kanë mbetur çështje madhore. Ne e duam Evropën. Evropa është vlerë, respekton diversitetet, ka hequr kufijtë dhe ne e duam ky është standard evropian, për të cilin ne punojmë. Ne duam të bashkohemi me Shqipërinë, në kuadër të NATO-s në krye me SHBA-në aleatin tonë më të madh. Ne duam që ky vend të jetë i zhvilluar ekonomikisht”, ka thënë më tej Ahmeti.
“Para nesh mbeten, avancimi i Maqedonisë. Barazim total është edhe qëllimi i yni. Këtu tapinë të parët na e kanë lënë dhe ne iu dalim zot me punë të mira dhe punë të mbara. Patriotizëm është sot të mbushësh spitale me mjek shqiptarë, universitetet me doktorë shkencash, të përparosh pikërisht këtu në vendin e të parëve”, ka shtuar më tej lideri integrist Ahmeti. “Ai shesh se si merren kazermat ku bëheshin plane anti shqiptare po shndërrohen në vatra të arsimit, diturisë, shkencës. S’ka pse mos të jemi të lumturuar të gëzuar, se nga ky vend po nderojmë rilindjen kombëtare shqiptare në Manastir. Bijat dhe bijtë e Shkupit ngritën në mes të Shkupit muzeun e lirisë, të UÇK-së”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se ”vetëm se me hapjen e vendeve të reja të punës mund të sigurojmë që rinia jonë të jetë e sigurt.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Ahmeti kërkon votën e shqiptarëve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA MAQEDONIA-
Kërce tek: