PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kërcënimi i shqiponjave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Kërcënimi i shqiponjave    Sun Dec 12, 2010 10:13 pm


“Shqiponjat e bardha”, organizatë serbe që veten e quan terroriste, merr përsipër vrasjen e Shefko Salkovicit dhe sulmin në zyrën e KFOR-it në Zubin Potok. Policia i ka nisur hetimet për të gjitha rastet, por nuk ka asnjë të arrestuar.

Për herë të parë në Kosovë, kryerjen e një vrasjeje e merr përsipër një organizatë që veten e konsideron terroriste.

Ekzekutimin e para disa ditëve në fshatin Postenje të Leposaviqit të Shefko Salkovicit, shtetas i Kosovës i përkatësisë boshnjake, e ka marrë përsipër organizata që veten e quan “Shqiponjat e bardha”.

Kanë qenë zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës që duket se e kanë shtyrë këtë organizatë, jo vetëm të sulmojë një zyrë të KFOR-it në Zubin Potok, por edhe të marrë përsipër vrasjen e shtetasit Salkovic.

Kjo organizatë, përmes një letre të lënë në vendin e ngjarjes, ka marrë përsipër gjithashtu edhe sulmin në natën ndërmjet të shtunës dhe së dielës të zyrës së KFOR-it danez në Zubin Potok.

Në atë kohë aty nuk ka pasur asnjë person, por sipas policisë, përveç dëmeve materiale që janë shkaktuar, aty është lënë edhe një letër me përmbajtje kërcënuese.

Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, nuk pranon të japë shumë detaje në lidhje me këtë letër, por sqaron se edhe ajo është bërë pjesë e hetimeve nga ana e tyre.

Kjo letër kërcënuese e shkruar në gjuhën serbe dhe që mban emrin e organizatës “Shqiponjat e bardha”, sqaron se është ajo që ka kryer vrasjen e Shefko Salkovicit.

“Nëse të dielën bëni përpjekje t’i sillni kutitë e votimit në Zubin Potok, do të bëjmë çmos t’ua vështirësojmë jetën dhe kësaj radhe nuk do të shijmë në ajër…”, nis kështu përmbajtja e letrës kërcënuese e shkruar mirë me kompjuter.

“…Dhe, do të shihni se ajo që ndodhi në Leposaviq (v.j. vrasja e Shefko Salkovicit) nuk është asgjë në krahasim me atë që do të ndodhë këtu…”, vazhdon përmbajtja e letrës.

“…Ne jemi organizatë terroriste serbe dhe me këtë krenohemi, ortodoksë ose të vdekur, kështu i jemi betuar Zotit”, shkruan në këtë letër, organizata që vetes i referohet si “Shqiponjat e bardha”.

Pavarësisht kësaj, Policia e Kosovës sqaron se ata do të verifikojnë vërtetësinë e kësaj letre kërcënuese, kurse sa i përket vrasjes së Shefko Salkovicit, ende nuk ka asnjë të arrestuar.

“Ne së bashku me EULEX-in, hetimet e këtij rasti i konsiderojmë prioritet”, thotë Besim Hoti, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

Vrasja e Shefko Salkovicit ka ndodhur të martën rreth orës 14, në fshatin Postenje të Leposaviqit dhe përveç tij, është plagosur rëndë edhe Edin Islamoviq që ndodhej në të njëjtën veturë.

Dyshohet se Salkovic, nga fshati Rvatska të Leposaviqit, është vrarë në një pritë të organizuar nga persona ende të panjohur për policinë.

Vetura e tipit Opel-Asra, nga e cila dyshohet se është qëlluar viktima Shefko Salkovic, është gjetur e djegur, rreth tetë kilometra larg nga vendi i ngjarjes.

I ndjeri ka qenë edhe aktivist i njërës prej partive boshnjake, koalicionit VAKAT, që drejtohet nga Sadik Idriz.

Ende nuk dihet nëse kjo vrasje ka të bëjë me çështje politike, por viktima Shefko Salkovic ka qenë përfaqësues politik i këtij koalicioni.

I ndjeri Salkovic njihej për përkrahjen e tij dhënë institucioneve të Kosovës. Në kohën e vizitës së Hillary Clintonit në Kosovë, ai kishte vendosur në shtëpinë e tij flamujt e Kosovës dhe SHBA-së.

Shefko Salkovic, në zgjedhjet e vjetshme lokale ishte zgjedhur këshilltar komunal në Asamblenë Komunale të Leposaviqit, si përfaqësues i banorëve boshnjakë të fshatrave Rvatska, Zaseok Muminoviq, Vrba, Beberishte dhe Kalin të komunës së Leposaviqit.

Vrasjen e tij, përveç institucioneve të vendit, subjekteve politike dhe pranisë ndërkombëtare në Kosovë, e ka dënuar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kjo për faktin se ai dhe personi tjetër i plagosur, ishin punëtorë të KQZ-së për atë rajon.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Kërcënimi i shqiponjave
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: