PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Të premtën – Rama ose Basha kryetar i Tiranës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Të premtën – Rama ose Basha kryetar i Tiranës   Tue May 17, 2011 12:50 am

Tiranë, 17 maj - Një javë nga 8 maji, kur rreth 250 mijë votues iu drejtuan kutive të votimit për të votuar, se kush do drejtojë bashkinë e Tiranës, ende nuk ka një rezultat të certifikuar nga KQZ, nëse do jetë Edi Rama i PS-se apo Lulzim Basha i PD-se. KQZ miratoi dje në mbrëmje procedurat për tabelat përmbledhëse të zgjedhjeve për kryetar bashkie në Tiranë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mendohet të japë një rezultat zyrtar për Bashkinë e Tiranës deri të premten e kësaj jave, transmeton Balkanweb shkrimin e sotshëm të “Gazetës Shqiptare”.
Pritet që sot KQZ-ja të miratojë aktin për shpalljen e rezultatit për KZAZ nr.49, ose njohur ndryshe për njësinë nr.5 dhe ashtu siç ka deklaruar kreu i KQZ-së, Arben Ristani, rezultati final do të dalë 48 orë pas rezultatit të njësisë nr.5. Edhe nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi pohoi se sot mund të merret vendimi për tabelën përmbledhëse të KZAZ-së nr.49.
Pas dy herë shtyrjesh, KQZ-ja miratoi mbrëmjen e djeshme vendimin për verifikimin e të dhënave të procesverbaleve për të gjitha qendrat e votimit në Tiranë, përpara se të shpallet rezultati përfundimtar për kryetarin e Bashkisë. Në aktin që iu shpërnda anëtarëve të Komisionit, ky proces parashikohet të kryhet me dy etapa. Fillimisht do të krahasohen rezultatet në tabelën përmbledhëse origjinale të atyre të miratuara nga KZAZ-ja, me tabelat origjinale të rezultateve për çdo qendër votimi. Më pas, këto të dhëna do të krahasohen me rezultatet për subjektet përkatëse që ndodhen në bazën e të dhënave. Etapa e dytë parashikon rastin kur nga të dhënat që krahasohen, rezulton se ka mospërputhje të shifrave. Nëse vërehen mospërputhje të shifrave të mësipërme, vendimi parashikon që krahasimi me shifrat në bazën e të dhënave të bëhet duke u bazuar në origjinalet e tabelave të rezultateve të qendrave të votimit. Mospërputhjet e vërejtura do të mbahen shënim dhe t’i raportohen KQZ-së. “Pas dhënies së pëlqimit nga KQZ-ja, do të bëhen rregullimet përkatëse në bazën e të dhënave dhe do të printohet prej saj tabela përmbledhëse e rezultateve për Bashkinë Tiranë”, thuhet në vendimin e KQZ-së.

Kreu i KQZ-së, Arben Ristani tha se “procedurat ligjore janë të parashikuara në nenin 123 të Kodit Zgjedhor dhe në bazë të këtij neni, KQZ-ja merr tabelat e rezultateve në KZAZ-të e Tiranës”. “Do të bëhet një verifikim i tyre për mënyrën se si është pasqyruar rezultati dhe brenda 48 orësh nga momenti që do t’i mbledhë, do të ketë një tabelë përmbledhëse për rezultatin e Tiranës”, - tha Ristani.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Të premtën – Rama ose Basha kryetar i Tiranës   Tue May 17, 2011 1:42 am

me ne fund te vendose kush do marre bashkine e tirane...por une dua qe taa marri basha....

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: Të premtën – Rama ose Basha kryetar i Tiranës   Tue May 17, 2011 1:47 am

Edhe une dua te fitoje basha , po rezultati deri tash eshte shume i ngushte deri tash .

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Të premtën – Rama ose Basha kryetar i Tiranës   Thu May 19, 2011 2:42 am

Mondi shkruajti:
Edhe une dua te fitoje basha , po rezultati deri tash eshte shume i ngushte deri tash .
do te fitoje se me ramen do shkoje ne kaos shqiperia dhe tirane kryesisht...edvin kristaq rama ska fuqi vet dhe mbeti duke organizuar popullin per protesta do shpalle ndonje 1997 dhe ku do shkojme....

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Të premtën – Rama ose Basha kryetar i Tiranës   Today at 3:41 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Të premtën – Rama ose Basha kryetar i Tiranës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA SHQIPËRIA-
Kërce tek: