PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHBA, BE, OSBE: Të shpallen rezultatet zyrtare paraprake

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: SHBA, BE, OSBE: Të shpallen rezultatet zyrtare paraprake   Tue May 17, 2011 12:48 am

Tiranë, 17 maj – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth dhe kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ettore Sequi, në një deklaratë të përbashkët shprehen se shpallja e rezultateve paraprake në Tiranë është e rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit.

“Më shumë se një javë ka kaluar që kur një numër i madh votuesish në Tiranë votuan për postin e kryetarit të bashkisë, më 8 maj. Qytetarët duan dhe meritojnë qartësi rreth rezultatit të zgjedhjeve. Është thelbësore që rezultatet zyrtare paraprake të hidhen në tabelë me kujdes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe të shpallen me shpejtësi”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Nga ana tjetër, ambasadorët theksojnë se po kaq e rëndësishme është që palëve tu jepet mundësia për ankimimet që mund të kenë për rezultatin. “Po ashtu, është tejet e rëndësishme që procedurat për zgjidhjen e ankesave të jenë të qarta dhe të jenë në përputhje të plotë me dispozitat ligjore të Shqipërisë, përfshirë Kodin Zgjedhor.

Ne presim që të dyja palët të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë plotësisht procesin demokratik”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
SHBA, BE, OSBE: Të shpallen rezultatet zyrtare paraprake
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA SHQIPËRIA-
Kërce tek: