PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Edhe ndarja e Kosovës është e mundshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Edhe ndarja e Kosovës është e mundshme    Tue May 17, 2011 12:44 am

Bashkësia ndërkombëtare është duke shqyrtuar tri opsione si rezultat i mundshëm që mund të del nga dialogu midis Prishtinës dhe Beografit – ndarja e Kosovës, status quo dhe zbatimi i modelit të dy Gjermanive, ku Beogradi do të njihte Kosovën, ndërsa Prishtina nuk do të merrte vend në OKB.

“Ndarja nuk hedhet poshtë si zgjidhje e mundshme, por deri te ndarje duhet patjetër të bëhet nëpërmjet marrëveshjes dhe dialogut”, ka thënë një burim i Qeverisë së Serbisë për gazetën Blic. Por, sipas këtij burimi, tash për tash, kjo çështje është ende larg të arrihet.

Qëndrimi zyrtar i Serbisë në negociatat me Prishtinën janë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe qëndrimin për mosnjohje të Kosovës, por Beogradi prêt që në kuadër të dialogut të shqyrtojë edhe çështjen e statusit, para së gjithash statusin e ardhshëm të veriut të Kosovës.

Hans Ola Urstad, këshilltar në Ministrinë e Jashtme të Norvegjisë, për Blic ka thënë se ideja rreth ndarjes së Kosovës ekziston një kohë të gjatë te bashkësia ndërkombëtare.

“Është e nevojshme të arrihet marrëveshje që do të kënaqte të dy palët. Nëse Prishtina dhe Beogradi merren vesh, kjo do të ishte e pranueshme në BE. Nuk mund të paramendoj për çfarë arsye evropianët nuk do të përkrahnin diçka që arrihet midis dy palëve”, ka thënë Urstad, që dikur ka qenë ambasador i OSBE-së në Serbi.

Sipas tij, ndarje e Kosovës mund të siguronte stabilitet dhe paqe në rajon.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Edhe ndarja e Kosovës është e mundshme
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: