PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ronaldo show në “El Madrigal

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Ronaldo show në “El Madrigal   Tue May 17, 2011 12:41 am

Portugezi ka shënuar dy gola në fitoren 3-1 të Realit kundër Vilarealit

Sulmuesi portugez shënoi mbrëmë dy gola me goditje të lira duke shkuar në kuotën e 52 golave këtë sezon. Goli tjetër i Realit u shënua nga Marcelo dhe zhvlerësoi golin e shënuar nga Cani në pjesën e dytë teksa Real Madridi mundi Vilarealin 3 1 mbrëmë në kampionat dhe e la skuadrën e Vilarealit pa kualifikim automatik në Ligën e Kampioneve.

Miqtë ishin ata që e kontrolluan ndeshjen fillimisht, por ishin vendasit që e çuan të parët topin në rrjetë, ndonëse më kot. Marko Ruben shënoi duke përfituar nga pakujdesia e Kasiljas, por goli i tij u konsiderua në pozicion jashtë loje. Goli i parë u shënua në minutën e 17-të kur Reali kundërsulmoi me shpejtësi me Kakanë, që pason për Marcelon, i cili iu drejtua portës dhe e dërgoi topin mbi Diego Lopez.

Kristiano Ronaldo dyfishoi katër minuta më vonë me një gjuajtje të lirë nga 25 metra në trekëndëshin e majtë. Vilareali nuk humbi kohë dhe në minutën e 51-të shënoi golin e vetëm me anë të Cani, që merr një pasim nga Gaspar. Pjesa e dytë vazhdoi e fortë për të dyja skuadrat dhe me raste në të dyja portat.

Diego Lopez i mohoi Ronaldos një gol pasi e devijoi topin në krah të djathtë. CR7 megjithatë shënoi golin e 52-të të sezonit dhe të 38-tin në kampionat vetëm disa sekonda para se të mbyllej ndeshja.

Ronaldo gjuan fuqishëm nga gjuajtja e lirë, nga 30 metra larg, duke e çuar topin në trekëndëshin e portës së Diego Lopez. Vilareali do të përballet tani me raundin kualifikues në Champions para se të shkojë në fazën e grupeve sezonin që vjen.

Ronaldo barazon legjendën Sançez

Sulmuesi i Real Madridit, Kristiano Ronaldo, ka barazuar rekordin e golave në Primrra Divizion kur shënoi dje golin e 37-të dhe të 38-të të sezonit kundër Vilarealit. Lojtari portugez ka thyer këtë rekord kur shënoi në minutën e 22-të në “Madrigal”, gol që u pasua nga një tjetër në pjesën e dytë.

Ky gol i dytë barazoi rekordin e mbajtur nga ish-sulmuesi i Realit të Madridit, Hugo Sançez (1989/90) dhe ish-sulmuesi i Atletik Bilbaos, Telmo Zarraonandia, i njohur si Zarra (1950/51). Ai ka shënuar deri tani 52 gola këtë sezon, përfshirë shtatë në Kupën e Spanjës dhe gjashtë në Ligën e Kampioneve. Këto dy gola sjellin edhe barazimin në kuotën e 52 golave mes Lionel Mesit dhe Ronaldos.

Madrilenët kanë fituar me rezultatin 2-1 kundër skuadrës së Herkules

Atletiko e Madridit siguron Ligën e Europës


Atletiko e Madridit i ka bërë një dhuratë trajnerit Kike Sançez Flores në javën e parafundit të kampionatit spanjoll me fitoren 2-1 të marrë kundër skuadrës së Herkulesit. Në fakt, në ditët e kaluara, trajneri spanjoll ka bërë të ditur se do të largohet nga madrilenët në fundin e këtij sezoni, dhe ka dashur t’i përshëndesë me një fitore tifozët e ekipit në ndeshjen e tij të fundit në “Vinsente Kalderon”.

Lojtarët ia kanë plotësuar dëshirën duke marrë një fitore të rëndësishme kundër skuadrës së Herkulesit, që i ka siguruar Atletikos një vend në fazën eliminatore të edicionit të ardhshëm në Ligën e Europës. Kompeticion ky që është fituar nga Atletiko e Madridit sezonin e kaluar.

Vendasit kanë arritur ta zhbllokojnë rezultatin që në minutën e parë me anë të Dominguez. Në pjesën e dytë miqtë kanë barazuar me Trezege në minutën e 67 të, por Atletiko ka reaguar menjëherë duke rimarrë avantazhin katër minuta më vonë me Rejes. Kjo humbje ka shkaktuar edhe rënien nga kategoria të skuadrës së Herkules.

Në ndeshjet e tjera, Levante ka siguruar qëndrimin në Primera Divizion pas barazimit 0-0 me Valencian, që nga ana e saj ka siguruar kualifikimin direkt në Champions. Getafe dhe Zaragoza, që luftojnë për mbijetesë, kanë marrë respektivisht nga një fitore kundër Osasunës dhe Espanjolit me rezultatin e njëjtë 1-0.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Ronaldo show në “El Madrigal
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: FUTBOLL-
Kërce tek: