PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Flamurtari mund ekipin kampion, tifozët degjenerojnë në dhunë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Flamurtari mund ekipin kampion, tifozët degjenerojnë në dhunë   Tue May 17, 2011 12:38 am

Në fushë nuk ka incidente, por pas ndeshjes vlonjatët trazojnë një qytet të tërë

Flamurtari - Skënderbeu 1-0

Shënues: Begaj 42′
Flamurtari: Moçka, Grami, Brahja, Begaj, Progni (Kuqi 58′), Liçaj, Ramadani, Plaku, Devolli, Lena, Xhafa (Shehaj 81′). Trajner: G. Magani.
Skënderbeu: Shehi, Arapi, Vrapi, Lako, Markoviç (Topalli 90′), Fagu (Grabiç 69′), Shkëmbi, Bratiç, Muzaka, Soza, Idrizi (Vishaj 65′). Trajner: Sh. Duro.
Gjyqtarë: A. Janku, D. Rexha (Tiranë), R. Çokaj (Lezhë)
Kartonë të verdhë: Arapi, Markoviç, Idrizi, Vrapi, Brahja, Liçaj

Flamurtari e mbyll me fitore ndeshjen përballë Skënderbeut, duke marrë tri pikë, që më shumë kanë vlejtur për moral sesa për renditjen, që ishte mbyllur prej kohësh dhe gjithçka kishte dhënë verdiktin e vet.

Një ndeshje e luajtur në terren të rënduar nga reshjet, por fundi ka sjellë është një revoltë të sportdashësve të Flamurtarit, të cilët nuk kanë kursyer asgjë, duke hedhur në fushë gjithçka nga stolat në tribunën kryesore.


Pjesa e parë

Lojë e fortë mes lojtarëve në mesin e fushës, luhet për topin e parë, por duket se vlonjatët kërkojnë më shumë për të shënuar golin e fitores. Rastet e para janë nga të dy ekipet, Begaj për Flamurtarin dhe Soza për korçarët.

Vijohet të luhet me ritme të shpejta, në shkallët e stadiumit ka brohoritje për Flamurtarin dhe sharje për të gjithë korçarët, por në fushë futbollistët zhvillojnë një lojë të fortë. Kur duheshin edhe tri minuta të mbyllet pjesa e parë gjen golin me anë të Begajt, një gol i bukur, që sjell shumë entuziazëm në shkallët e stadiumit.

Pjesa e dytë

Nis gjithçka me lojtarët që kanë mbyllur 45 minutat e para dhe duket se gjithçka vijon aty ku është lënë në fund të pjesës së parë. Loja e fortë nuk mungon dhe më shumë luhet në mesfushë sesa në portat respektive. Pas minutës së 70 të vijnë mundësitë e para për gol.

Eshtë fillimisht Muzaka që kërkon të rrezikojë, por nuk arrin të gjejë golin. Pas këtij momenti janë tri mundësi shumë të mira për Flamurtarin, por gol tjetër nuk ka. Përfundimisht, 1 0 për Flamurtarin.

Magani: Jam krenar për këtë skuadër

“Sot (dje) e patë të gjithë kemi zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer, duke dominuar në çdo drejtim ndaj kundërshtarit dhe duke fituar një ndeshje që e dedikojmë për të gjithë Vlorën. Kjo skuadër meritonte me të vërtetë titullin, por nuk ishte e thënë, ndërsa për atë çfarë ndodhi, kjo ishte një revoltë e sportdashësve dhe jo e ekipit tim.”

Stola në fushë, specialet shpëtojnë korçarët

Ashtu siç ishte paralajmëruar dy ditë në parë nga tifozët vlonjatë se Skënderbeut do t’ia bënin ferr ndeshjen, ashtu ka ndodhur në të vërtetë. Tifozëria e Flamurtarit nuk e ka përmbajtur dot zemërimin, duke e shfryrë inatin mbi stolat e stadiumit.

Shenjat e para të nervozizmit do të jepeshin që në pjesën e parë, kur dy grupe të tifozërisë së Flamurtarit do të nisnin të shaheshin me njëri-tjetrin. Grupi i tifozëve vlonjatë që ndodhej në tribunën “VIP” do të ngrihej kundër atyre tifozëve që kishin provuar të hidhin mjete të forta në fushë. Kjo e ka acaruar situatën për disa minuta në shkallët e tribunës.

Por normalizimin e situatës do ta jepte goli i shënuar nga Begaj, pikërisht në ato momente që situata në shkallët e stadiumit do të ishte e ndezur. Por çdo gjë do të riniste kur gjyqtari do të vërshëllente përfundimin e takimit dhe tifozëria e vlonjate do të shpërthente me akuza ndaj lojtarëve të Skënderbeut.

Inatin do ta shfrynin mbi stolat e tribunës, duke thyer një pjesë të mirë të tyre, edhe pse zyrtarët e klubit vlonjat kanë bërë thirrje për qetësi. Stolat hidheshin për të penguar hyrjen e lojtarëve të Skënderbeut në dhomat e veshjes.

Po ashtu, tifozëria vlonjate nuk ka kursyer as lojtarët e Flamurtarit, të cilët bashkë me ekipin korçar kanë qëndruar në shi. Duhej të vinte ndërhyrja e forcave speciale, të cilët i kanë marrë një e nga një lojtarët e Skënderbeut të mbrojtur me skafandra.

Pas largimit nga fusha edhe tifozëria vlonjate më pas do të qetësohej, duke u larguar edhe ajo nga stadiumi. Ndërkaq, një pjesë tjetër e tifozëve ka qëndruar përballë sheshit të stadiumit, duke hedhur akuza ndaj ekipit të Skënderbeut. Sërish do të duhej ndërhyrja e policisë për t’i larguar tifozët e acaruar.

Situata do të normalizohej vetëm pas 2 orësh, ku edhe tifozët do të nisnin të shpërndaheshin. Me qetësimin e situatës do të bëhej i mundur edhe transportimi i ekipit të Skënderbeut nga tre furgona të forcave speciale të policisë.

Daniel Xhafaj fiton “Këpucën e artë”

Ka shënuar 18 gola në këtë kampionat dhe e ka merituar “Këpucën e Artë”. Ky është Daniel Xhafaj, sulmuesi i Flamurtarit, i cili e fiton këtë trofe për herë të dytë radhazi. Një vit më parë te Besa dhe kësaj here te skuadra e vendlindjes, Xhafaj ka dëshmuar qartë se mbetet një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit shqiptar.

Pas tij u rendit Vilfor Hysa i Laçit, me 15 gola, ndërsa i treti kroati i Tiranës, Pero Pejiç, me 14 gola. Edicionin e kaluar, 34 vjeçari vlonjat, me fanellën e Besës, pati realizuar po 18 gola.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Flamurtari mund ekipin kampion, tifozët degjenerojnë në dhunë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: FUTBOLL-
Kërce tek: