PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mourinho kërkon përforcime në sulm

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Mourinho kërkon përforcime në sulm   Sun Dec 12, 2010 9:59 pm

Madrid, 12 dhjetor - Real Madridi po ka probleme në vijën e sulmit, veçanërisht pas lëndimit të argjentinasit Gonzalo Higuain. Javët në vijim do të jenë të vështira për trajnerin portugez të skuadrës madrilene, Jose Mourinho. Ai mund të llogarisë vetëm në sulmuesin Karim Benzema.

Higuaini pritet të operohet dhe të mungojë deri në dy muaj. Pasi Benzema është zgjedhja e vetme, Mourinho ka thënë se skuadra ka nevojë për përforcime në sulm.

Mourinho thotë se vendimi për përforcime eventuale duhet të merret nga drejtuesit e klubit e jo nga ai.

"Transferimi i lojtarëve nuk është çështje e imja, por unë kam thënë qysh në fillim të stinorit se do të jetë e vështirë të luajmë vetëm me Benzeman e Higuainin. Nëse më duhet të kaloj gjithë stinorin vetëm me Benzeman, atëherë do të jetë edhe më vështirë. Por për këtë gjë duhet të pyesni drejtorin e përgjithshëm Jorge Valdanon", ka thënë Mourinho të shtunën në konferencë për media.

Një gjë që e bën optimist Mourinhon është fakti se në janar pritet të kthehet mesfushori ofensiv, brazilian Ricardo Leite Kaka. Mourinho është shumë i lumtur me punën e bërë nga Kaka për të kaluar lëndimin dhe për t'u kthyer në formë.

"Departamenti mjekësor ka kryer një punë shumë të mirë, ndërsa një punë spektakulare ka bërë Kaka. Ne jemi në pritje dhe shpresoj që sa më shpejt ta kemi sërish në stërvitje", ka thënë Mourinho.

Real Madridi me lehtësi ka siguruar kalimin në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, ndërsa në Primera Division gjendet në pozitën e dytë pas Barcelonës. Humbja e vetme e Realit këtë stinor ishte ajo kundër Barcelonës javë më parë me rezultatin 5:0.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Mourinho kërkon përforcime në sulm
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: FUTBOLL-
Kërce tek: