PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pas dhunimit i luta të më vrisnin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Pas dhunimit i luta të më vrisnin    Fri May 13, 2011 11:54 pm

L.B. 16vjeçare nga komuna e Shtimes.
Nuk dëshiroj të flas me emër për ngjarjen më të hidhur të jetës sime. Ndonjëherë nuk kam dëshirë të jem në mesin e të gjallëve. Vetëm diçka më mban në jetë. Fare pak njerëz dinë se mua më kanë dhunuar. Edhe ata që kanë njohuri se atë ditë më datën 22 prill 99, më kanë dhunuar, nuk janë njerëz të rrethit tim. Në mëngjes, jemi nisur të shkonim për në Shqipëri disa vetura që kishim mbetur në rrethinën e qytezës. Policia ndër të cilët shumë paramilitarë, na kanë ndalur në rrugë, posa kemi arritur në afërsi të Qafës së Dulës. Katër vetura janë ndalur dhe pasi janë keqtrajtuar fizikisht njerëzit e tyre, nga ato, janë ndalur tri femra. Unë kam qenë më e reja, njëra, më duket se ishte më e pjekur se unë, dhe tjetra më duket se ka qenë nuse pa fëmijë. Dy të tjerat, duket se kishin qëndruar rreth njëzet ditë në një fshat afër Shtimes, pasi kishin arritur nga Prishtina në fund të muajit mars, kur serbët i kishin dëbuar nga Kryeqyteti. Na kanë ngarkuar të triave në një pizgauerë dhe na kanë nisur për në Shtime. Asnjërën, nuk na kanë rrahur, por kemi pasur shumë kërcënime. Na kanë zbritur nga pizgaueri në hyrje të Shtimes dhe na kanë vendosur nga pizgaueri në hyrje të Shtimes dhe na kanë vendosur në një shtëpi dykatëshe. Mua, më kanë dërguar në një bodrum, dy të tjerat në katin e përdhesë. Fillimisht na kanë thënë se do të na pyetnin për guerilën shqiptare dhe pastaj do të na lironin, duke na dërguar deri në kufirin shqiptar.

Në bodrum, kam qëndruar deri në mbrëmje, pastaj kanë ardhur tre paramilitarë, njëri prej të cilëve mbante maskë në fytyrë. E kisha shumë të qartë se çfarë do të ndodhte. Njëri mi ka prerë në të gjitha pullat e këmishës me një bajonetë të gjatë. Më janë kërcënuar se nëse bërtas do të më vënin në damarë shiringe droge. Nuk kam mundur të mos bërtas dhe njëri prej tyre m’i ka vendosur gjunjët në të dy duart, ndërsa tjetri m’i ka zhveshur egërsisht pantallonat dhe veshjet e brendshme. Njëri prej tyre ka dalë jashtë. Më kanë dhunuar të dytë me rend, duke më fyer kombëtarisht. Madje, ankoheshin se nuk më kishin gjetur të virgjër dhe për këtë shkak deshën të me¨vrisnin. Kah mesnata, kur unë isha strukur në një kënd të bodrumit ku kishte disa batanije ushtarake, ata filluan të pinin alkool. E mbaja në prehër një batanije dhe atëherë më britën se nëse nuk e heq batanijen nga gjunjët, vërtet do do të më vrisnin. Unë qaja, ndërsa ata pinin dhe këndonin dhe thoshin se ne jemi këtu për t’ju detyruar të lotoni, pasi nuk e pranoni Serbinë. Para mëngjesit, derisa ata flinin, kanë hyrë edhe dy paramilitarë të tjerë, njëri prej të cilëve i maskuar. Më kanë dhunuar deri në mëngjes, ndërsa ai me maskë në fytyrë edhe më ka rrahur. Kur është hapur dera e bodrumit, i kam dëgjuar britmat e femrave të tjera që po i rrihnin e me siguri edhe po i dhunonin. Unë kam mbetur në bodrum edhe dy net të tjera dhe në çdo natë më kanë dhunuar nga katër paramilitarë. Ditën më jepnin bukë dhe ndonjë pashtetë dhe më detyronin ta merrja ushqimin me dhunë. I kuptoja kur bisedoja se thoshin që duhet të më dërgonin në një kamp ushtarak ku kishte qindra femra shqiptare që po mbaheshin pengje dhe kryesisht për shkaqe te¨tilla. Më kanë dhunuar pamëshirshëm disa net rresht. Megjithatë, fare pak njerëz dinë se mua më kanë dhunuar. Kam edhe oferta nga djemtë, por nuk kam guxim të vendos për fatin e jetës sime, meqë, unë kam trauma dhe herët a vonë një gjë e tillë do të dihet. Po përpiqem ta mbaj dhunshëm freskinë trupore, por shpesh më mbulojnë djersët dhe tretem në mendime. Ndryshe nga shumë femra të tjera të dhunuara, unë kam menduar për vetëvrasje dhe kam bindjen se meshkujt duhet të më ofrohen mua, sikur edhe femrave të tjera të dhunuara të cilat pa dashjen e tyre janë gjetur në kthetrat e armikut që ka ardhur për të na shkatërruar kombëtarisht. Ne, megjithatë, nuk do të jemi nëna të liga e të pandjenja. Do të jemi nënat më të mira që do të dimë çfarë t’u lëmë amanet fëmijëve tanë. Besoj se do të kenë mëshirë ndaj nesh që mezi u kemi shpëtuar ekzekutimit, pasi jemi dhunuar dhe në të vërtetë, për ne edhe jeta nuk ka kuptim. Morali është shtylla e jetës, por neve nuk mund të na quajnë femra pa moral.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
DitTixX
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/12/2010
Postime Postime : 189
Vendodhja Vendodhja : UnderGround !
Mosha Mosha : 25

MesazhTitulli: Re: Pas dhunimit i luta të më vrisnin    Sat May 14, 2011 12:18 am

Ti ma shume e paske dasht vetvrasjen se t'paska dhunu dikush para ktyne, se per kta ta bojjm hallall ! -4- Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: Pas dhunimit i luta të më vrisnin    Sat May 14, 2011 12:21 am

DitTixX shkruajti:
Ti ma shume e paske dasht vetvrasjen se t'paska dhunu dikush para ktyne, se per kta ta bojjm hallall ! -4- Very Happy

Jane ngjarje te verteta dhe shume te dhimbshme.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Pas dhunimit i luta të më vrisnin    Sat May 14, 2011 12:36 am

ngjarje te dhimbshme dhe te mendosh sikur te jesh ne vend te asaj goce eshte tmerri i vertet as nuk dua ta mendoj dicka te tille po te me ndodhte mua do vrisja veten direkt nuk do e duroja me te jetoja kete jete.dhe nuk do isha e lumtur.....

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: Pas dhunimit i luta të më vrisnin    Sat May 14, 2011 12:40 am

Eshte vështire te jetohet pas kesaj qe i ka ndodhe, vetëm te mendohet është shume e dhimbshme e lere me te përjetohet. Kete gocen e shohe shume te fuqishme pas kesaj ngjarje dhe qe ka menduar ta vazhdoje jetën.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 21

MesazhTitulli: Re: Pas dhunimit i luta të më vrisnin    Fri Jun 15, 2012 8:25 pm

ngjarje shum te dhimbvshme;dhe sa keq me vjen per keto njerez te gjor qe kan humbur edhe vet jeten

_________________
Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Pas dhunimit i luta të më vrisnin    Today at 7:46 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pas dhunimit i luta të më vrisnin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SHKENCAT SOCIALE (¯`♥´¯) :: HISTORIA-
Kërce tek: