PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Jeta e saj përfundoi në valët e Adriatikut

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Jeta e saj përfundoi në valët e Adriatikut   Fri May 13, 2011 11:50 pm

Ditën që ishin dëbuar nga shtëpia, ajo kishte qarë aq shumë, sa të gjithë të pranishmit kishin thënë se do t'i pëlciste zemra.
"A do t'i takoj më vëllezërit, a do bëhemi bashkë ndonjëherë më në tokën e Kosovës", - kishte pyetur ajo dhjetëra herë. Kur iu kishin afruar kufirit Maqedon, e kishte ndalur veturën dhe iu kishte bashkangjitur kolonës. Edhe kur të gjithë po flinin në veturë, ajo rrinte zgjuar dhe herë pas here dilte të tymoste cigare. Të nesërmen e ëma e kishte qortuar pse dilte jashtë e vetmuar dhe ajo vetëm e kishte shikuar, pastaj me zërin e qetë i kishte thënë:
"Moj nënë, kjo ikje po më duket si vdekje, andaj s'është gjë edhe po të më marrë ndonjë plumb". I ati, që ishte i plagosur, i thoshte:
"Bija ime, unë nuk do të qëndroj edhe gjatë. Ti duhet të kujdesesh për
familjen. Mos rri jashtë shumë, se po të panë shkijet, vaj halli. Do të të
marrin. Je aq e bukur dhe u bie në sy". Edhe ditën e dytë prapë H.S. nuk
futi gjë në gojë. Ishte buzëmbrëmje. Policët serbë filluan t'ua grabisin
veturat shqiptarëve. H.S., nuk brengosej për veturën, por për babanë e
plagosur. Kur asaj i erdhi radha t'i nxirrte njerëzit jashtë, sikur u
trimërua. "Nuk e jap veturën, kam njeriun e sëmurë brenda", - tha ajo. Kurse njëri nga policët urdhëroi: "merreni bashkë me veturë". E kotë ishte tani përpjekja e saj që të dilte jashtë. Aty hynë dy policë që ia nxorën
familjarët jashtë. Derisa familjarët mbetën jashtë, atë e dërguan në një
shtëpi në Kaçanik, dhe ia lidhën duart e këmbët. Të nesërmen në mëngjes ajo pa si i vranë dy të rinjë mu në atë oborr. "Së paku nuk do të përfundoj në duart e tyre", - tha me vete, duke menduar se do ta vrasin. Nuk vonoi shumë dhe i erdhën po ata të dy që e morën me veturë. "Do të lindësh fëmijë serbi, moj shqiptare", - i kishte thënë njëri nga policët. Ndërsa tjetri filloi t'ia prekë flokët që iu kishin shprishur në atë dhomë të ftohtë. Ajo deshi t'i ikë, por dora e tij e fortë e tërhoqi për flokë afër vetes dhe, si
gjarpër i ftohtë, filloi t'ia prekë trupin e njomë. Kot u përpoq t'i bëjë
rezistencë. Ata ishin dy, ndërsa kjo duart i kishte të lidhura me pranga.
Ata e çnderuan derisa u ngopën, kurse ajo fytyrën e kishte të përgjakur,
sepse e kishin grushtuar disa herë në kokë dhe nga hundët i rridhte gjak. Kur policët po dilnin nga dhoma, ajo i pështyu, por njëri nga ata e tërhoqi
zvarrë dhe i tha: "Kështu do ta kesh çdo natë, derisa të ma lindësh fëmijën. Mos provo të bësh diçka, se familjen tënde e kam në dorë, a e ke harruar këtë". Ishte dita e pestë që ajo s'kishte futur asgjë në gojë dhe shpresonte të vdiste sa më shpejtë. Kur po errësohej, barbarët i erdhën prapë. Ajo e luste zotin të vdiste. Ata prapë e dhunuan. Dhe sërish, para se të dilnin, i thanë se do të lindë fëmijën e serbit. "Ndoshta edhe do ta lindi, por ai do t'më ngjajë mua, e do t'ju vrasë juve", - u kishte thënë ajo. Njëri nga ata ishte kthyer me rrëmbim dhe thikën e tij ia kishte futur në bark. Asaj i kishte humbur vetëdija, por nuk kishte vdekur. Më vonë e hetoi se ishte e zhveshur dhe e mbështjellë me një batanije. Vetëm pasi i hapi sytë disa herë, dikush i tha se ishin në autobus dhe se udhëtonin për në Shqipëri. Kur kishin hyrë në Shqipëri, me helikopter e kishin dërguar në spitalin e Tiranës. Pasi që e kishte të lënduar shumë pjesën e barkut, ku ia kishin ngulur thikën, ajo duhej të dërgohej për shërim në Itali. Atë natë, kur e dërguan në Durrës prej nga duhej të nisej për në Itali, ajo nuk fjeti. Të nesërmen e gjetën të vdekur në valët e Adriatikut.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Jeta e saj përfundoi në valët e Adriatikut   Sat May 14, 2011 12:19 am

e dhimbshme historia e e vajzez......me preku jasht mase....

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 21

MesazhTitulli: Re: Jeta e saj përfundoi në valët e Adriatikut   Fri Jun 15, 2012 8:25 pm

shum shum e dhimbshme vertet me therri ne zemer per ket vajz te gjore

_________________
Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Jeta e saj përfundoi në valët e Adriatikut   Today at 11:13 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Jeta e saj përfundoi në valët e Adriatikut
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SHKENCAT SOCIALE (¯`♥´¯) :: HISTORIA-
Kërce tek: