PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fitore të Real Madridit dhe Milanit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Fitore të Real Madridit dhe Milanit    Sun Dec 12, 2010 9:51 pm

12 dhjetor – Real Madridi po përpiqet të mos lejojë distancim të rivalit të saj Barcelonës në tabelën e klasifikimit pas humbjes së thellë që e pësoi në Nou Kamp. Sot, si mysafir, Real Madridi korri një fitore të vlefshme në fushën e Zaragoza 3:1 në përpjekjet për të ruajtur hapin në luftë për vendin e parë në Primera Division. Për Real Madridin shënuan nga një gol Oezil, C. Ronaldo dhe Angel di Maria. Madje, me këtë fitore momentalisht Reali është në vend të parë me një pikë më shumë se Barcelona, por kjo për arsye se ekipi i yjeve sapo e filloi ndeshjen e kësaj jave kundër Sociedadit, të cilën pritet ta fitojë dhe të dalë sërish në krye të tabelës së klasifikimit me dy pikë epërsi. Me golin e David Villas në minutën 10, Barcelona tahsmë udhëheq 1:0.

Në Itali, Milan, me golat e Boetengut, Robinhos dhe Ibrahimoviqit, fitoi me Bolognan vendëse me rezultat 3:0 dhe e ruajti vendin e parë në Serie A, duke dëshmuar se këtë edicion ka gjasa të mëdha ta rikthejë titullin e kampionit.

Në Premier League ndërkaq, Chelsea ende nuk po arrin të fitojë një tropikësh. Drogba në minutën 70 ia siguroi një pikë ekpit të tij në ndeshjen me rivalin lokal londinez Tottenham, i cili kishte krijuar epërsi në minutën e 15-të të ndeshjes me golin e rusit Pavluçenko.

Primera Division

Ath. Bilbao 2 - 1 Espanyol
Hercules 4 - 1 Malaga
Mallorca 0 - 1 Santander
Gijon 1 - 1 Levante
Zaragoza 1 - 3 Real Madrid


Premier League

Bolton 2 - 1 Blackburn R.
Wolves 1 - 0 Birmingham C.
Tottenham 1 - 1 Chelsea

Serie A

Bologna 0 - 3 AC Milan
Roma 1 - 0 Bari
Brescia 1 - 0 Sampdoria
Cagliari 3 - 0 Catania
Lecce 3 - 2 Chievo

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Fitore të Real Madridit dhe Milanit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: FUTBOLL-
Kërce tek: