PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Arsyeja që unë kam jetuar ishe ti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Arsyeja që unë kam jetuar ishe ti   Wed May 11, 2011 7:29 am

Arsyeja që unë kam jetuar ishe ti. Arsyeja që unë vuaj je ti. “Kujdes në dashuri”, këtë fjalë shpesh e thoje ti. Nuk jam në gjendje që të përulem e as të shkruaj për dashurinë time të madhe por vuajtja, dhe vuajtja u bë forcë fizike, e jo kurrë forcë shpirtërore. Ti je ende shpresa e jetës time, e më shumë se qdo gjë tjetër të dëshiroj në këtë botë. Kujtimet e mira tani më mundojnë, e më mundojnë pa ty.
Sa isha e lumtur kur e përjetova përqafimin tënd. Ti më dhurove dashurinë...e unë ende vazhdova me stilin tim të vjetër...Ti bëre shumëqka për mua që të jem e lumtur
Ti je kujtesa e veqantë e jetës dhe zemrës time dhe shpresoj e do të luftoj, që të jesh gjithmonë. Tani i kam dy dëshira: t’më kthehesh ose të harroj. Dhe, atëherë le të filloi jeta ime e re, që sot. Nuk dua që dikush t’a shijoi dashurin time të humbur, sepse të dua më shumë se vetveten. E di se ti je i mëshirueshem dhe të lutem, kur unë vdes eja të m’i mbyllësh sytë sepse vetëm atëherë do t’a ndiej veten të gjallë.
Në fillim, atëherë kur fillova t’i njoh aftësit e tua, kërkoja forcë që të dashuroj me shpirtë, por kisha frikë, megjithatë ti më ngrite lartë, kërkove këshilla nga unë, çdo ditë më futje në testimin tënd, e unë isha e befasuar me idetë e tua, por nuk e di pse u largove në atë fillim kur të dashurova me tërë qenien time njerëzore, e ti fillove me provokime e keqkuptime vazhdimisht. Më pyetje për aventurat e mia, e unë sot kërkoj nga ti t’i kujtosh ditët e lumtura kur në mes nesh kishte gjithnjë dashuri. Tani jam embyllur krejtë në vetmi, këndoj, shkruaj, e kujtoj o shpirtë për ty. E sot në rrugë kur të takoj, bëhesh sikur “nuk të shoh”. A nuk ndien dhimbje për mua që po bredh rrugëve e vetmuar. Kërkoj shpresë nga Ti ose shpresën dhe jetën të m’a shuash, por PSE?
Ti e don shiun, por e dua edhe unë atë ditë me shi...por dua t’a harroj sepse ti më mungon e kujtimi zgjatë gjithmonë dhe rastësisht të kam takuar (internet)...i folëm dy-tri fjalë, ti më përshëndete dhe qe ateher filloi dashuria jone, më bëre të ndiej dridhje të lehta nëpër tërë trupin tim. Kur ti më flisje për të ardhmen, në zemrën time ndieja ngrohtësin e flakës që u ndizte, por që shumë shpejtë u shua, atë e ndiej edhe në këtë natë në vetmi që u mundova të harroj me tërë forcën por sikur ti përsëri më pëshpëritje, prit, prit, prit...!!!
Të faleminderit për atë gjysmë premtimi...por ku mbeti sot! Të faleminderit për buzëqeshjet e tua, për atë kohë që e kalove me mua, por megjithatë ne kemi mësuar shumë nga njëri-tjetri, por të lutem kujto ato ditë kur e kalonim tërë ditën së bashku. Kujto ato netë kur ne vetmin e netëve të pafunda shkruaja këngë për ty, për ty o engjulli im që të doja dhe më doje. Të dua! Po ti, a më don? Nuk e di?
Dua të takoj, t’i shpjegoj të gjitha, por shkon gjatë dhe nuk mundem dhe ndoshta pjesën më kryesore nuk mund t’a them. Ti je e vetmja oazë që theje atë horizont vuajtjesh, ishte ti i vetmi zhgënjim që unë gjeta ngushëllim, e sot po mbizotëron e kaluara jonë, unë nuk mundem të jem i vetpërmbajtur dhe do t’i lejojë vetes t’a thyej kufirin e imagjinuar...dhe aty do t’a gjejë veten.
Por më në fund duhet të pajtohem me realitetin sa të hidhur aq edhe të rëndë, edhe pse jemi afër e ndodhemi largë. Ne gusht do te shkojë në Amerikë, nëse deri atëhere nuk ndodhë asgjë që une të ndërroj mendjen, ngase tani jam dëshpruar shumë në këtë jetë, jeta ime pa ty nuk ka vlerë, të lutem mendo edhe njëher për të gjitha dhe besoj që do të kuptosh realitetin, e realiteti është se une të dua me gjith zemër, ti je dashuria e jetës sime, ne jemi të lindur për njëri tjetrin, hapi syte dhe do të shikosh se unë nuk jam I tillë siq mendojn ata njerëz që na kanë ndarë, ta kam dëshmuar këtë në të gjitha mënyrat e mundshme dhe do ta dëshmoj sërish, por ti e di këtë vet më së miri, ti më njeh më së miri në këtë botë, ohh…une mund të të bëj të lumtur në këtë jetë vogëlushe, do të bëjë gjithqka vetëm që ti të jesh e lumtur pranë meje.
Do të jem engjulli yt mbrojtës, do të jem heroi yt, do të jem dashuria jote përgjithmon.
Do të shkojë ne Amerikë, që të provoj fatin tim, dua që të tejkaloj këtë dëshprim gjigant që më ka kaplur në këtë vend, dua që të arrij diqka në këtë jetë, dhe shpresa e vetme që më mban gjallë ne këtë jetë dhe që më detyron të vazhdojë je ti dashuria ime, do të luftojë për ty përgjithmon, nuk kam frikë as nga vdekja….
Kështu që pa marrë parasysh veprimet e mia une gjithmon e lë dashurinë në një anë dhe jetën e përditshme në anën tjetër, por dashuria është gjithmon në plan të parë.
Do të kthehem për ty vogëlushja ime, do të kthehem që të jesh i imi përgjithmon, nëse ende të kujtohet kjo ka qenë ëndrra jonë e përbashkët për të cilën ëndërronim çdo natë, e unë do ta bëjë këtë ëndërr realitet ngase të dua o ylli im.
Koha po kalon, e ti ende më mungon, por do të vijë koha jonë, mos ki frikë, ngase dashuria e vërtet gjithmon fiton qdo luftë, dhe gjëja që më mundon më së shumti është që ti je verbuar nga fjalë të njerzve që të folën keq për mua e ato fjalë nuk janë aspak të vërteta dhe unë ta kam dëshmuar këtë. Gjëja qka urrej më së shumti në botë është dyftyrësia, shpifjet e njerzve, gënjeshtra dhe tradhtia. Edhe pse nuk kam besuar kurre se do të më ndodhe por shpifjet ma humbën dashurinë, na ndanë njëher por kjo nuk do të ndodhë më, të betohem, kurrë, dhe ata të cilët I bënë këto herën e parë do të pendohem që kanë lindur. Do të kthehem për ty , kur do të mendosh se është fundi I botës unë do të jem aty për të treguar fillim e lumturisë.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
 
Arsyeja që unë kam jetuar ishe ti
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: DASHURIA DHE ROMANCA :: TREGIME DASHURIE-
Kërce tek: