PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rezultate nga zgjedhjet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Rezultate nga zgjedhjet   Mon May 09, 2011 2:34 am

Nderkohe qe po vazhdon votimi disa nga rezultatet :

Peqin, fiton kandidati i PD, Ersekë, fiton PS

Peqin, 9 maj, NOA – Raportohet se procesi i numërimit të votave në qytetin e Peqinit ka përfunduar. Sipas të dhënave kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Ilir Rrushi rezulton fitues. Rrushi ka marrë 2760 vota. Ndërsa kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Naim Teqja, ka marrë 908 vota.
Ndërkohë që procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe në bashkinë e Ersekës. Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Ali Laho ka marrë 1548 vota ndërsa kandidatja e “Aleancës për Qytetarin” Zhaneta Prifti ka marrë 1232 vota.
NOA

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Rezultate nga zgjedhjet   Mon May 09, 2011 2:35 am

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e Himarës ku rezulton se fitues për këtë bashki është kandidati i PS-së Jorgo Goro. Sipas rezultatit më të fundit Goro ka fituar 30 vota më shumë se kandidati i PBDNJ-it Vasil Bollano.

Ndërkohë pas këtij lajmi përkrahës së PS-së janë mbledhur përpara zyrës së kësaj force politike në Himarë dhe kanë nisur të festojnë.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Rezultate nga zgjedhjet   Mon May 09, 2011 2:35 am

Vijon numërimi në Tiranë, diferenca Rama-Basha 1066 vota

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: Rezultate nga zgjedhjet   Mon May 09, 2011 9:11 pm

Basha kryeson me 231 vota

Kandidati I mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, ka kaluar me 231 vota në avantazh kundrejt kandidatit të opozitës Edi Rama.

Në Tiranë janë numëruar 181 kuti votimi nga 485 kuti votimi. Komisioni Qendror Zgjedhor bëri të ditur se kandidati i mazhorancës Lulzim Basha kryeson me 46110 vota kundrejt kandidatit të opozitës Edi Rama me 45879 vota.

Ndërkohë Partia Socialiste ka fituar bashkinë e Kavajës, bastion I Partisë Demokratike, ku kandidati i Partisë Socialiste Elis Roshi ka dalë fitues me rreth 6008 vota përballë kandidatit të Partisë Demokratike, Refik Rrugia me 5128 vota.

Edhe në Pogradec ka fituar PS-ja me Artan Shkëmbin, me 7580 vota kundrejt Topçiut me 5837 vota.

Ndërsa PD-ja ka fituar bashkinë e Librazhdit ku Shefki Çota ka fituar me 2311 vota kundrejt Enver Koçit me 1727 vota.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: Rezultate nga zgjedhjet   Mon May 09, 2011 11:36 pm

Tensionohet situata, mbështetësit e opozitës “rrethojnë” KZAZ-në

Dy ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit, tensioni në vend arrin kulmin në kryeqytetin e vendit, Tiranë. Ndërprerja e procesit të numërimit në vendin ku po numërohen votat e njësisë bashkiake numër 5, e cila historikisht ka qenë bastion i PS-së, ka tensionuar situatën, duke sjellë që një numër i madh simpatizantësh të opozitës të grumbullohen në shkollën 9-vjeçare Vasil Shanto. Rreth 200 veta janë mbledhur pas thirrjeve të krerëve të PS-së dhe kanë qëndruar gjatë gjithë natës, ndërkohë që policia ka përforcuar masat e saj, duke rrethuar shkollën.

Partia Socialiste, dje në mbrëmje ka dhënë alarmin e bllokimit të numërimit të votave në kryeqytet, duke bërë thirrje për vënien në jetë të skenarit të paralajmëruar për “mbrojtjen e votës”. Në mbrëmje vonë, pas orëve të gjata në pritje të nisjes së procesit të numërimit në njësitë e Tiranës, deputetët Erjon Braçe dhe Pirro Lutaj u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin komisionerët e PS-së, në mënyrë që të mos lejohet përsëritja e skenarit të Fierit. “Ne ua kemi borxh qytetarëve të Tiranës që të numërojmë votën dhe me këtë rast u bëjmë thirrje që të mbështesin komisionerët tanë”, tha Lutaj. Më herët Braçe ka folur për tentativa manipulimi, një skenar që po dyshohet te prirja për të bllokuar procesin e numërimit të votave thuajse në të gjithë kryeqytetin. Po kështu, me gjithë entuziazmin, edhe vetë kandidati socialist, Edi Rama, kryetar i opozitës, teksa ka shpallur fitoren gjatë paradites së djeshme nuk ka munguar të apelojë “për mbrojtjen deri në fund të çdo vote”.
KQZ

Por situata e krijuar në procesin e numërimit të votave, sidomos në Tiranë, ka zënë vend kryesor edhe në mbledhjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjatë mbledhjes së djeshme të tij, përfaqësuesi socialist, Genc Gjonçaj, ka parashtruar një shqetësim, sipas tij, shumë serioz, që lidhet me transparencën e raportimit të të dhënave paraprake sipas qendrave të votimit. Ai ka folur për dezinformim nga ana e KQZ-së, sidomos në Tiranë, duke vlerësuar se kjo sjellje është kriminale. “Në një raport të dhënë më parë KQZ jep një diferencë mes dy kandidatëve Rama dhe Basha prej 200-300 votash, kur të dhënat nga Zona e Administrimit Zgjedhor ishte më e madhe dhe kalonte mijëshin. Të dezinformosh, përveçse është e qëllimtë, është edhe kriminale”, tha Gjonçaj. Ai ka kërkuar rivënien në punë të sistemit të të dhënave dhe publikimit të tyre, duke vlerësuar se situata po rreshket edhe poshtë standardit të vitit 2009. Këtij pretendimi, kreu i komisionit, Arben Ristani, i është përgjigjur duke kërkuar nga përfaqësuesi i PS-së adresimin konkret të pretendimeve, numrin e QV-ve, orën dhe momentin e publikimit të rezultatit të tyre nga KQZ-ja dhe mandej ballafaqimin me data bazën e institucionit. “Këto që thoni ju janë të pavërteta dhe gënjeshtra. KQZ-ja ka dhënë vetëm të dhëna të sakta. Meqë dyshon po të jap këtë mundësi: deklaro cili ishte gabimi i bërë dhe mandej së bashku me personelin ne të dy të shkojmë në bazën e të dhënave të KQZ-së për të verifikuar dhe për të provuar pretendimin tuaj. Në çdo rast do të sqarojmë opinionin”, tha Ristani. Shqetësimit të PS-së i janë bashkuar edhe dy anëtarët e majtë, Artan Laze dhe Pandeli Varfi, të cilët kanë kërkuar riaktivizimin edhe të faqes zyrtare të KQZ-së.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Rezultate nga zgjedhjet   Tue May 10, 2011 1:36 am

Sarandë, Cipa fitues në Sarandë .
Përfundon procesi për numërimin e fleteve te votimit per bashkine e Sarandes.

Ne 29 qendra votimi tashme te numeruara,fitues eshte shpallur Stefan Cipa,kandidati i mbeshtetur nga Partia Socialiste dhe aleatet e saj.

Stefan Cipa ne totalin prej 12210 fleteve te rregullta te votimit ka marre 7234 vota,perballe 4976 votave te kandidatit te Partise Demokratike,Edmond Gjoka.Fitorja e zotit Cipa eshte konfirmuar edhe prej kryetarit te KZAZ te ketij qyteti, Eleron Gjoni.

Menjehere mbas fitores se tij,zoti Cipa deklaroi se ne 8 maj u votua alternativa me e mire. Ai falenderoi te gjithe votuesit e kesaj bashkie,qe me voten e tyre,treguan urtesi dhe maturi qytetare,pamvaresisht se per ke prej koalicioneve votuan.Cipa tha se ne keto zgjedhje fitoi qyteti i Sarandes dhe premtoi se menjehere do te filloje punen per permiresimin e infrastruktures se qytetit. Ai kerkoi edhe bashkepunimin e opozites ne kete bashki,qe te bashkepunoje per zhvillimin e qytetit turistik te Sarandes.

Nderkohe,ne qytetin e Sarandes vijon festa e simpatizanteve te Partise Socialiste per fitoren ne keto zgjedhje.Qindra mbeshtetes te kesaj partie levizin me automjete dhe u bien hareshem borive te makinave te tyre.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Rezultate nga zgjedhjet   Tue May 10, 2011 1:36 am

PD kryeson lehtë në Tiranë e Durrës


PD kryeson lehtë në Tiranë e Durrës
Nga votat e numëruara deri më tani në njësinë numër 5 kandidati i Aleancës për të Ardhmen Edi Rama ka marrë 4708 dhe kandiati i Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha ka marrë 3268 vota.

Sipas informacioneve të fundit procesi i numërimit ka rinisur në orën 6:00 të mëngjesit pas një ndërprerje prej disa orësh për shkak të lodhjes.

Ndërkohë gazetarët në terren raportojnë se grupet e numërimit në këtë njësi janë ndërruar një natë më parë në orën 23:00 dhe vetëm në orën 1 të mëngjesit komisionerët e Partisë Demokratike kanë vendosur të ndërpresin punen me arsyetimin se kanë qenë të lodhur.

Ndërkohë procesi i numërimit në këtë njësi që është tepër e rëndësishme për rezultatin në Tiranë, po ecën me ritme tepër të ngadalta.

Beteje e ashper Rama-Basha

Sipas informacioneve që vijnë nga KQZ, mëngjesin e sotëm janë numëruar edhe dy kuti dhe rezultatet nxjerrin për herë të parë në krye kandidatin demokrat Lulzim Basha.

Kandidati i Aleancës për Qytetarin ka deri tani 46110 vota, ndërsa Rama 45879. Megjithatë, mbeten ende 384 kuti për t’u numëruar.

Ndërkohë, një avancë e lehtë regjistrohet edhe në Durrës, ku kandidati demokrat Ferdinand Xhaferraj kryeson me 12 vota ndaj socialistit Dako. Megjithatë, edhe këtu është numëruar një pjesë e vogël e kutive, 41 nga 165 që janë gjithësej.



Rama: PS, gjerdan fitoresh; Basha: Besoj tek fitorja



Pritet nisja e numerimit te KZAZ 46

Ndërpritet për disa orë numërimi në KZAZ-në numër 46 në njësinë numër 2 për shkak se komisionerët janë larguar për pushim.

Gjatë natës janë numëruar 20 kuti nga 54 dhe rezultatet në total janë: Kandidati i Aleancës për të Ardhmen Edi Rama ka 5605 vota dhe kandidati i Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha 5966.

Ndërkohë këtë KZAZ dera është e mbyllur dhe ambiente ruhen nga forca policie.


_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Rezultate nga zgjedhjet   Tue May 10, 2011 1:37 am

Brace: Shkelje kriminale gjatë numërimit


Brace: Shkelje kriminale gjatë numërimit
Deputeti i PS, Erjon Brace ka akuzuar për të dytën herë brenda ditës së sotme kryetarin e KQZ, Arben Ristani, i cili sipas tij në bashkëpunim me kryeministrin po shkel në mënyrë kriminale afatet e numërimit.

“Afati është shkelur qëllimisht në funksion të një skeme kriminale që për 6 orë pezulloi numërimin e votave në njësitë numër 1, 2, 3, 5, 6, 9, 10. Një skemë e qëllimshme kundër njerëzve të lirë, për t’i mashtruar dhe për t’i gënjyer me rezultate që prodhohen në mënyrë ilegale dhe kriminale nga kryetari i KQZ, Arben Ristani”, ka deklaruar Brace.

Sipas tij, të dhënat që PS po mbledh nga grupet e numërimit në Tiranë dhe rrethe tregojnë një fitore bindëse të PS në kryeqytet dhe qytete të tjera.

“Rama kryeson në të gjitha qendrat e votimit. Të dhënat kanë mbërritur në sallën tonë operative dhe rezultati është Rama 24377 vota, Basha 22668 vota. Diferenca nga komunikimi i mëparshëm është 1709 vota, që janë më shumë tek Rama sesa tek kandidati humbës”, ka shtuar Brace.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Rezultate nga zgjedhjet   Tue May 10, 2011 1:38 am

Basha: Durim deri në numërimin e votës së fundit.

Basha: Durim deri në numërimin e votës së fundit
Kandidati i Aleances per Qytetarin per bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha deklaroi se fitorja e shumëpritur po merr trajtë në të gjithë vendin, por kërkoi që të bëhet durim deri në numërimin e votës së fundit.

"Duhet respektuar procesi i numërimit. Procesi duhet të vazhdojë qetësisht dhe Tirana dhe qytetarët e saj duhet të krenohen para syve të mbarë botës", tha Basha.

Kjo ishte deklarata e parë e Bashës për ditën e sotme. Ende nuk ka një qëndrim nga kampi i zotit Rama.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: Rezultate nga zgjedhjet   Tue May 10, 2011 1:39 am

Pasi qe sjane numeruar as gjysma e ktive te votave rezultatet gjithnje jane ne luhatje. Por do zoti te shkoje kështu si ka filluar sot dhe te fitoje Basha.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Rezultate nga zgjedhjet   Tue May 10, 2011 1:41 am

ODIHR: Mungesë besimi dhe betejë politike


ODIHR: Mungesë besimi dhe betejë politike
OSBE/ODIHR ka publikuar para pak castesh raportin paraprak për vlerësimin e zgjedhjeve të 8 majit, ku bien në sy kritikat për mungesën e besimit mes partive kryesore dhe për betejën e tyre politike.

Në një konferencë për shtyp, shefi i vëzhguesve ka nënvizuar se procesi ka qenë transparent, por ka caluar në shumë aspekte.

“Zgjedhjet ishin konkurruese dhe transparente, por me një polarizim të lartë dhe mungesë besimi. Ashtu si dhe në zgjedhjet e mëparshme, partitë nuk i kryen detyrat, duke ndikuar në mënyrë negative në administrimin e procesit. Ato vazhduan betejën politike. Deklaratat e tyre, që vinin në dyshim integritetin e zgjedhjeve, vunë në dyshim procesin”, ka deklaruar Jonathan Stonstreet.

Ndërsa aspektet pozitive sipas tij kanë qenë: listat zgjedhore, puna e Kolegjit Zgjedhor për ankimimet dhe ambjenti i krijuar me mediat.

Ndërsa nga ana tjetër, zoti Stonstreet ka vlerësuar se politizimi i procesit ka ndikuar në punën transparente të bërë nga KQZ.

“KQZ funksionoi në mënyrë transparente. Edhe pse pati ndarje të qarta, ai e bëri punën e vetë. Por polarizimi pati ndikim në punën e KQZ, ku diskutimet ishin të ashpra dhe të një natyre politike. Vendimet u morën në bazë të linjave politike, disa prej të cilave u kthyhen mbrapsht nga Kolegji Zgjedhor”, ka pohuar Stonstreet.

Më tej shefi i vëzhguesve ka renditur një seri elementesh që cënuan sipas tij procesin zgjedhor të së dielës.

Kodi Zgjedhor – “Kodi vë bazat për themele teknike të plota për një përzgjedhje demokratike nëse zbatohet si duhet, por në të janë vënë re boshllëqe”.

Komisionerët – “Vonesat në caktimin e komisionerëve bënë që të mos respektoheshin afatet. Moscaktimi i këtyre komisionerëve nga opozita detyroi KQZ-në që t’i zëvendësonte. PD dhe PS nuk caktuan në kohë anëtarët e qendrave të votimit dhe ekipeve të numërimit, gjë që ka shkaktuar vështirësi në procedurat gjatë votimit”.

Fushata – “Pavarësisht shumë thirrjeve për qetësi, fushata u karakterizua nga akte dhune në shumë qytete”.

Abuzimet – “Një zhvillim pozitiv është se abuzimet në mënyrë administrative janë ulur ndjeshëm, por pati zyrtarë të dy pushteteve që kanë keqpërdorur detyrën, duke bërë presion mbi punonjësit e administratës për të mbështetur partitë politike”.

Mediat – “Sa për pasqyrimin në media, është vënë re që ka pasur një pasqyrim të gjerë. Media ka ofruar një seri pikëpamjesh që kanë informuar si duhet qytetarin, por shumica e kanaleve private shkojnë nga njëra parti tek tjetra”.

Përsa i përket vëzhgimit në KZAZ, shefi i vëzhguesve ka vlerësuar se ai po funksionon mirë, me përjashtim të disa rasteve, ndërkohë që ka theksuar se numërimi po ecën me ngadalë dhe ka qenë i paorganizuar.

Zoti Stonstreet ka shtuar më tej se pas këtij vlerësimi paraprak, ai zyrtar do të hartohet në ditët e ardhshme dhe do të publikohet pas 6 javësh

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Rezultate nga zgjedhjet   Today at 8:50 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rezultate nga zgjedhjet
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE-
Kërce tek: