PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dashuria tek adoleshentet(ne moshen time)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Dashuria tek adoleshentet(ne moshen time)   Sun May 08, 2011 6:10 am

Dashuria tek adoleshentet



Në këtë botë të gjithë vijmë të vetëm dhe në të njëjtën mënyrë largohemi prej saj. Që në hapat e parë tentojmë të ngremë marrëdhënie me pjesën tjetër të shoqërisë, duke u munduar që gjatë gjithë jetës tonë të thurim një rrjetë të dendur me eksperienca dhe lidhje ndërmjet njëri–tjetrit. Sipas psikologëve të ndryshëm, njerëzit kanë dy arsye themelore përse nuk duan të qëndrojnë vetëm, së pari njeriu është më i qetë, më i ngushëlluar, më i siguruar dhe së dyti, sepse të tjerët na sigurojnë një informacion sesi do të reagojmë në situata të ndryshme që do të na përballen
Ka lloje të ndryshme dashurie, siç është ajo e nënës për fëmijën, miqësisë, vëllazërore, por ne flasim për dashurinë erotike, pasionin e dashurisë, dashurinë e dashnorëve, dashurinë e të martuarve, dashuria që na bën të themi të dua.
Çfarë është dashuria? Dashuria mund të përkufizohet si një tërheqje, dëshirë, afeksion, kënaqësi ose admirim. Në vetvete dhe në varësi të individit, ajo mund të nënkuptojë lidhje afektive, përkushtim, vlerësim dhe sigurisht, entuziazëm në nivele të larta. Dashuria mund të përfshijë butësinë dhe dëshirën seksuale të shprehur nga të dy të dashuruarit. Ajo mund të lindë dalëngadalë nga miqësia, apo shfaqet me forcë si rrufe, duke shkaktuar një marramendje kalimtare për pak ditë ose muaj. Mund të jetë një zhuritje seksuale, ose një butësi e ëmbël, mund të mbetet një pasion i pakëndshëm apo mund të shpërthejë edhe në një martesë. Mund të shuhet në një monotoni, ose përkundrazi mund të ruajë freskinë e dridhjeve të fillimit. Është më se normale të mendosh se në qoftë se dashuron një njeri nuk mund të dashurosh gjithmonë në të njëjtën mënyrë, çast pas çasti, pasi është e pamundur të realizosh një linjë dashurie konstante. Në këtë formë kemi pak besim në ato që mund t’i quajmë ulje ose ngritjet e ndjenjave, marrëdhënieve dhe të vete jetës.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Dashuria tek adoleshentet(ne moshen time)   Sun May 08, 2011 6:10 am

Kush dashuron dhe kush dëshiron të jetë i dashuruar përsëri bën shumë pyetje, sepse e di mjaft mirë që pasioni, xhelozia, ëndrrat, erotizmi, vetë dashuria mund ta bëjnë jetën e tij të mrekullueshme ose ta kthejnë në një ferr. Gjestet që na bëjnë të lumtur, ose fjalët që na hedhin në dëshpërim, vijnë nga të pakët njerëz me të cilët jemi njohur intensivisht në mënyrë thelbësore.
Kur jemi të dashuruar, i dashuri ynë nuk mund të krahasohet me asnjë tjetër. Ai është i vetmi, absolutisht dhe padyshim e vetmja qenie që fal kënaqësinë dhe dashurinë e pafundme. Njeriu i dashuruar ndodhet në një gjendje dehje dhe ekstaze, ka një tërheqje të pakontrollueshme drejt partnerit të tij dhe vështirësitë e jetës së përditshme zhduken gradualisht.
Mund të ndodh jo pak herë në ditët tona që të hasim në partnerin e gabuar, duke u munduar të luftojmë kundër ndjenjës sonë. Tentojmë në gjithçka për të qëndruar larg tij duke menduar keq për të, duke e vlerësuar me cilësitë më negative që mund t’i atribuojmë një individi, e megjithatë përsëri dashuria vazhdon.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Dashuria tek adoleshentet(ne moshen time)   Sun May 08, 2011 6:10 am

Dashuria lojë, martesa për këta individë është një sfidë për të mos u mërzitur. Aventurat, flirtet, grindjet janë pjesë e kësaj marrëdhënie.
Dashuria logjike, në këtë lloj dashurie individët përqendrohen mbi vlerat praktike që ekzistojnë në dashuri. Këta janë pragmatike dhe zakonisht kanë një listë të asaj çfarë kërkojnë nga partneri i tyre.
Dashuri posesive, këta individë kanë lëkundje emocionale të përsëritshme nga euforia në dëshpërim dhe kanë një nevojë për t’u ndjerë të zotëruar nga partneri i tyre. Kërkojnë vazhdimisht siguri dhe janë të varur nga njëri–tjetri.
Dashuri romantike, këta individë janë të dashuruar me vetë dashurinë. Dita e të dashuruarve për ta është shumë e rëndësishme. Për ta dashuria me shikim të parë është një nevojshmëri. Tërheqja fizike është e domosdoshme.
Dashuria joegoiste është një dhënie fjale, përkushtim dhe ushqim i dashurisë. Ne e duam partnerin tonë edhe kur ai na shkakton dhimbje.
Pra, kur jemi të përfshirë në një lidhje intime duhet të kemi parasysh se çfarë lloj lidhje dashurie kemi ose që mund t’i përafrohemi. Ajo çka vlen për t’u theksuar, është se në çdo marrëdhënie dashurie komunikimi është më shumë se i rëndësishëm ku padyshim përfshihen edhe bisedat intime midis çiftit. Komunikimi i lirshëm dhe pa u grindur është i vështirë, por jo i pamundur. Mesazhi prezantohet tek partneri me qëllim që t’i përgjigjet kërkesave të tij. Toleranca dhe mirëkuptimi duhet të jenë bashkudhëtare të marrëdhënies sonë në çift.Për të eliminuar kontradiktat dhe mosmarrëveshjet është më mirë që të ndajmë me njëri–tjetrin nevojat dhe dëshirat tona. Ja disa këshilla praktike të cilat na ndihmojnë të reagojmë gjatë intimitetin, romantizmin në lidhjen intime. Përshëndete partnerin tënd me një puthje, telefonoji gjatë ditës. Kur je pranë saj/tij kapi dorën, kur jeni në publik dërgoji shikime dashurie. Jeni të sjellshëm me të privatisht dhe publikisht, mendoni për anët pozitive të partnerit, respektojeni për atë çka tjetri bën, jepini atij /asaj hapësirat e nevojshme, përgjigjuni tjetrit fizikisht dhe frymërisht.
Dashuria na bën të duam dhe të pranojmë njëri- tjetrin ashtu siç ai është, me të meta dhe mangësitë që ai ka. Një marrëdhënie e mirë njerëzore na ndihmon për të arritur mirëqenie fizike, psikike dhe shpirtërore. Në fund të fundit, të gjithë kemi nevojë për njeri-tjetrin.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 21

MesazhTitulli: Re: Dashuria tek adoleshentet(ne moshen time)   Fri May 18, 2012 12:47 am

mendojn se kan gjetur dashurin e vertete
15-16 caret ec e merri vesh

_________________
Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Dashuria tek adoleshentet(ne moshen time)   Today at 11:21 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dashuria tek adoleshentet(ne moshen time)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: DASHURIA DHE ROMANCA-
Kërce tek: