PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sa poshte ka rene futbolli shqiptar (Kampionati 2010-2011)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Sa poshte ka rene futbolli shqiptar (Kampionati 2010-2011)   Sun May 08, 2011 1:12 am

Arbitri në Korçë: Po shënuat do pësoni tre

Gjyqtari kryesor i takimit Skënderbeu-Elbasani, Artan Taullaraj, ka qenë në një siklet të paparë gjatë ndeshjes së të mërkurës në Korçë.Jo vetëm ai, por edhe Skënderbeu nuk e priste që Elbasani të bënte rezistencë dhe të pretendonte të ndalte kryesuesit. Në fushë, u pa një Elbasan i karikuar dhe shumë i motivuar për t’i prishur punë Skënderbeut. Mirëpo, lojtarëve verdheblu iu bë e qartë se pavarësisht impenjimit të tyre maksimal, nuk do të kishin asnjë shans që të dilnin me pikë nga Korça. Ky presion, nuk iu erdhi nga kundërshtari, por direkt nga kryesori Taullaraj. Mund të duket e çuditshme, por kjo konfirmohet ekskluzivisht për “Panorama Sport” nga lojtarët verdheblu. Këta të fundit kërkuan që të ruhej anonimati, pasi në të ardhmen mund të kenë probleme personale me Taullarajn, por jo vetëm. Ata nuk ngurruan të tregonin se çfarë u kishte thënë gjatë ndeshjes gjyqtari i Kolegjiumit të Tiranës. Taullaraj, në mënyrë skandaloze, u ka thënë lojtarëve të Elbasanit, pas golit që shënoi Skënderbeu, se sado të mundoheshin, përsëri korçarët do të fitonin takimin. “Në momentin që Skënderbeu shënoi, shkuam me vrap tek Taullaraj dhe i kërkuam llogari pse nuk kishte sinjalizuar ende përfundimin e pjesës së parë, pasi kishin kaluar 5 minutat shtesë. Madje, edhe goli i Muzakës ishte në pozicion jashtë loje. Në këtë moment, ai na tha tekstualisht kështu: “çfarë kërkoni ju, mos jeni gjë budallenj.. Unë nuk kam ndërmend të dal i vdekur nga stadiumi. Ju doni që të mos shkoj në shtëpi fare unë?!. Po jua them që tani, se edhe sikur të bëni dy gola, prapë do të pësoni tre, kështu që mos u lodhni kot. Ndeshjen do ta fitoj Skënderbeu”. – Sigurisht, kjo bisedë na demoralizoi dhe për hir të së vërtetës i dhamë të drejtë arbitrit Taullaraj, pasi kishte një presion të jashtëzakonshëm mbi supe – tregojnë futbollistët e Elbasanit. Ndërkohë, vlen për t’u theksuar se kjo ndeshje i tejkaloi parashikimet, pasi verdheblutë e vendit të fundit për pak bënë surprizën në Korçë. Skënderbeu ishte shumë i tensionuar dhe shpëtoi për mrekulli në disa momente. Elbasani iu afrua shumë golit, jo vetëm kur ishte ndeshja 0-0, por edhe në pjesën e dytë.
Motivimi, vlonjatët, 100 mijë euro Elbasanit
Elbasani ka qenë i super karikuar për të mposhtur Skënderbeun dhe kjo e kishte një arsye. Burime të besueshme pranë klubit verdheblu, konfirmuan për “Panorama”, se rivali i korçarëve, Flamurtari, kishte vënë në dispozicion të Elbasanit një premio prej 100 mijë eurosh, nëse arrinte të fitonte ndaj Skënderbeut. Gjithashtu, nga sa mësohet edhe për një barazim, i cili shikohej si më i mundshmi, shpërblimi mund të ishte deri në 5 mijë dollarë për çdo lojtar. Megjithatë, pavarësisht rezistencës në fushë, verdheblutë nuk mundën të ndalnin Skënderbeun që këtë sezon ka qenë i pathyeshëm në shtëpi, duke arritur 17 fitore në po kaq ndeshje. Motivimi nga kundërshtarët për ndeshje të caktuara nuk është diçka e jashtëligjshme. Ndërkohë, një javë më parë, vetë trajneri i Skënderbeut, Shpëtim Duro, ka thënë: “Ashtu siç kishte aleancë Flamurtari me Tiranën, teksa ka qenë dikush në stadium me një çantë me lek, normalisht edhe ne kemi punuar që ta motivojmë Laçin që të luajë fort kundër Flamurtarit. Pra, edhe ne bëmë atë që ka bërë edhe rivali ynë”.
Zgjedhjet shtyjnë sërish kampionatin
Nuk kanë fund problemet për Kategorinë Superiore. Pas incidentesh, akuzash dhe bojkotesh vjen dhe një tjetër lajm i keq për organizatorët e këtij aktiviteti, shtyrja e kampionatit. Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit java e 33-të, pra e fundit nuk do të mund të luhet më datë 14-15 maj pasi policia nuk është treguar e gatshme që të sigurojë rendin në stadiume. Me anë të një shkrese dje, Policia e Shtetit ka njoftuar Federatën se duke qenë pak ditë pas zgjedhjeve, ajo nuk mund të sigurojë rendin pasi ekzistojnë edhe mundësi të trazirave ose të balotazheve të ndryshme në njësitë e qeverisjes vendore. Në këtë kontekst, rrezikohet që edhe finalja e kupës Tirana-Dinamo e programuar për në 19 maj të shtyhet në një datë tjetër. Madje, edhe ndeshjet “play-off” të programuara për më 23 maj të shtyhen për në një datë tjetër. Kjo do të krijojë një amulli të jashtëzakonshme për futbollin shqiptar, pasi kujtojmë, që në fund të muajit grumbullohet edhe Kombëtarja për ndeshjen e qershorit ndaj përfaqësueses së Bosnjë-Hercegovinës.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
 
Sa poshte ka rene futbolli shqiptar (Kampionati 2010-2011)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: ÇDO GJË RRETH SPORTIT-
Kërce tek: