PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Aurela shkëlqen në Dyzeldorf

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Aurela shkëlqen në Dyzeldorf    Fri May 06, 2011 12:52 am



Këngëtarja vlonjate Aurela Gaçe ka prezantuar për herë të dytë këngën “Feel the pasion” në skenën e “Düsseldorf Arena”.

E veshur me një fustan rozë më formën e shqiponjës, simbol në flamurin shqiptar, skena gjermane jehoi nga zëri i Aurelës, zë që u vlerësua shumë nga mediat gjermane, të cilat nuk ngurruan që pas performancës ta marrin në intervista ku është pyetur gjatë për veshjen dhe kërcimin gati rock në skenë.

Ndërkohë mësohet se gjatë debutimit të saj zyrtar në “Eurovision Song Contest 2011”, Aurela Gaçe do të sjellë po të njëjtin fustan ngjyrë rozë që veshi mbrëmë, por me disa detaje plus për të cilat po kujdeset stilistja, Mirela Nurce.

Në performancën me këngën “Feel the pasion” shqiptarja shoqërohet nga tre backvokalistë, të sugjeruar nga këngëtarja tjetër e njohur shqiptare, Eda Zari që jeton aktualisht në Dyzeldorf . Gjithashtu në skenë këngëtarja do të shoqërohet me kitarë nga i mirënjohuri Bledar Sejko, kurse në bateri do të jetë Emiliano Dhimo.

Aurela do të ngjitet në skenë në gjysmëfinalen e parë të garës së këngës evropiane që do të mbahet më 10 maj në Gjermani, ndërkohë që gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet më 12 maj, ndërsa finalja e madhe më 14 të këtij muaji.

Shqipëria do të konkurrojë me vendet si Greqia, Finlanda, Zvicra, Norvegjia, Gjeorgjia, Rusia, Polonia, Serbia, Kroacia, Hungaria, Portugalia etj. Nga 43 shtete do të përzgjidhen vetëm 25 për natën finale të datës 14 maj, të cilat do të konkurrojnë për çmimin e parë.

Votimi do të kryhet nga njerëzit që jetojnë në shtetet pjesëmarrëse të cilët mund të votojnë me telefonata apo mesazhe. Çdo shtet që voton zgjedh 10 shtetet më të pëlqyera, të cilat i voton me 1-7 pikë, 8, 10 dhe 12 pikë.

“Feel the passion” është kompozuar nga Shpëtim Saraçi, ndërsa tekstin e ka shkruar Sokol Marsi.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Aurela shkëlqen në Dyzeldorf    Wed May 11, 2011 2:05 am

deshtoi kenga shqipatre ne eurosong skaloi as ne finale....

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: Aurela shkëlqen në Dyzeldorf    Sun May 15, 2011 11:18 pm

Aurela këndoi keq!

Pasi nuk mundi dot të hynte në finale, komentet kanë qenë nga më të ndryshmet për Aurela Gaçen, këngëtaren që përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin e Eurosong-ut këtë vit.

Në faqen zyrtare të Eurosong, pas interpretimit të saj në natën gjysmëfinale, ku këndoi e treta, Aurela është kritikuar për zërin, ndërsa ka pasur nga ata që e kanë cilësuar një këngëtare me zë të fshirë tashmë.

Për më tepër, kritika të shumta këngëtarja ka marrë për theksin e keq të anglishtes (version me të cilin u interpretua kënga), edhe pse ajo ka jetuar për disa vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jetesë që duhet ta kishte ndihmuar për një perfeksionim të anglishtes.

Ndër komentet e shumta pas perfomancës së saj në mbyllje të natës gjysmëfinale të Festivalit Europian të Këngës, që u zhvillua në Dyseldorf të Gjermanisë, mund të veçohen edhe nga ata që e kanë cilësuar si Tina Turner, ndërsa performoi plot energji në skenën e Eurosongut këngën “Feel the passion”. Komentet nuk kanë mbetur vetëm të zëri e interpretimi, por kanë vazhduar me look-un e saj.

Si në faqen zyrtare të Eurosong ashtu dhe në Youtube, komentet kanë vijuar në lidhje me pamjen e saj, duke e cilësuar një këngëtare aspak të bukur, por që u shfaq me një look interesant në skenë, sidomos ngjyra e kuqe e flokëve. Ajo pohoi se ndihej e shokuar, pasi me këngën me muzikë të Shpëtim Saraçit dhe tekst të Sokol Marsit, nuk arriti të ishte mes 10 finalistëve të përzgjedhur nga 19 garuesit e parë.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Aurela shkëlqen në Dyzeldorf    Today at 12:57 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Aurela shkëlqen në Dyzeldorf
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: