PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mbyllen pa sukses hetimet për vjedhjen skandaloze në Polici

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Mbyllen pa sukses hetimet për vjedhjen skandaloze në Polici   Tue Apr 26, 2011 12:11 am

Prishtinë, 26 prill – Pakkujt mund t’i ketë shkuar mendja se mund të vidhen afro 50 kile drogë në Polici, e aq më pak të pushojnë hetimet për një rast të tillë. Në fakt kështu ka ndodhur me vjedhjen skandaloze të shumë provave dy vjet më parë në dhomën e dëshmive në Policinë e Kosovës.
Të hënën janë mbushur dy vjet nga kjo vjedhje, mirëpo askush nuk ka dhënë përgjegjësi deri tash. Hetimet penale që ishin marrë përsipër nga Prokuroria Speciale e Kosovës tashmë janë pushuar, derisa EULEX-i nuk ka dhënë asnjë sqarim për pushimin e hetimeve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i ka shkruar këtij misioni për të marrë informacione rreth hetimeve, por asnjë anëtar i këtij misioni nuk ka marrë mundin që t’i përgjigjet. Rexhepi, që në atë kohë nuk ishte në postin e ministrit, dyshon se misioni i Bashkimit Evropian e ka “futur dosjen në ndonjë sirtar” dhe nuk po punon në këtë rast.
“Fatkeqësisht janë bërë dy vjet dhe duke menduar në atë kohë që EULEX-i ka kapacitete më shumë për hetime dhe kanë mjete më të sofistikuara, është shpresuar se ata do ta përmbyllin këtë rast me sukses, mirëpo fatkeqësisht po ngjet që e kanë futur në sirtar diku dhe nuk e kanë lëvizur”, ka thënë Rexhepi të hënën për “Kohën Ditore”.
Dy vjet më parë persona ende të panjohur kishin vjedhur 47 kilogramë heroinë, 7 bimë kanabis, 3928,5 euro, 520 rupi, monedhë e Indisë, 6.5 milionë lira turke, 5.000 lej të Rumanisë, 950 lekë të Shqipërisë dhe një çantë të zezë sportive të zbrazët. Vlera e heroinës ishte rreth shtatëqind e pesë mijë euro. Mirëpo përveç disa veprimeve të shpejta për suspendimin e pesë zyrtarëve policorë, të cilët më vonë qenë kthyer në punë, askush nga përgjegjësit, të cilët natën e vjedhjes kujdeseshin “për sigurinë e provave”, nuk është arrestuar.
Vjedhja e cilësuar si një nga krimet më skandaloze kishte ndodhur në kohën kur Ministrinë e Punëve të Brendshme e drejtonte Zenun Pajaziti, ndërsa Policinë Sheremet Ahmeti. Asnjëri nuk pati dhënë dorëheqjen për këtë skandal derisa muaj më vonë ishin shkarkuar nga detyra në emër të “riformatizimit në Qeveri e Polici”.
Pasardhësi i Pajazitit, Bajram Rexhepi, ka thënë të hënën se janë përmbushur afatet ligjore kohore kur hetuesit ose duhet të ngrenë aktakuzë, ose të mbyllin hetimin. “Për fat të keq, ata nuk kanë arritur kurrgjë. Ende nuk e di a e kanë mbyllur, po në atë rrugë po ngjet janë”, ka thënë ministri Rexhepi, për të shtuar se nuk ka informacion zyrtar se është mbyllur rasti apo jo.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, e konfirmon se ministri Bajram Rexhepi i ka shkruar EULEX-it për hapjen e rastit, duke kërkuar që ky rast të mos trajtohet si i mbyllur.
EULEX-i të hënën nuk ka dhënë përgjigje për asnjë nga pyetjet e gazetës. Ky mision ka kërkuar kohë për një ditë për t’u përgjigjur për shkak të festës së Pashkëve. Në qershor Policia e Kosovës pati marrë një aksion që besonte se të paktën tre persona kishte arrestuar si të dyshuar për vjedhjen. Arrestimi i të dyshuarve ishte bërë në Han të Elezit.
Gazeta pari raportuar se natën e vjedhjes, që besohet të ketë qenë ndërmjet 24 dhe 25 prillit të 2009-s, ishin fikur kamerat e sigurisë. Kjo u kishte pamundësuar hetuesve të zbulonin se kush ishin kryerësit e grabitjes. As për fikjen e kamerave në objektin e shtyllës së krimit që ndodhet në një oborr me Shtabin qendror të Policisë së Kosovës nuk kishte dhënë përgjegjësi askush. Në atë dhomë për një kohë janë ruajtur dëshmi të njësiteve të antidrogës kundër krimit të organizuar, kundër krimeve të rënda, të hetuesve të shtabit të policisë dhe dëshmi të tjera.
Por ku ruhen tash provat që konfiskohen nga Policia?
Drejtori i Policisë, Reshat Maliqi, nuk është përgjigjur në këtë pyetje, por ka thënë se është marrë një vendim që të transferohet dhoma e dëshmive në një lokacion tjetër.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Mbyllen pa sukses hetimet për vjedhjen skandaloze në Polici
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: