PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 “Nuk të dua më...”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: “Nuk të dua më...”    Tue Apr 26, 2011 12:09 am

Ndarjet janë shndërruar në një fenomen i zakonshëm në ditët e sotme, por arsyet janë të njëjta pothuajse për të gjithë.

Një revistë angleze, The Cosmopolitan, u shndërrua në organizatore të një ankete për të zbuluar se cilat janë arsyet kryesore që shtyjnë femrat të prishin një marrëdhënie.

Për të gjetur dhjetë motivet më të shpeshta, u pyetën 1 400 femra, rreth zhgënjimeve të pësuara në jetën e tyre sentimentale

10 – Sipas deklaratave të të intervistuarave, arsyeja e dhjetë më e rëndësishme e ndarjeve është raporti seksual. 15,7% e femrave u shprehën se mosqenia në nivelin e duhur në krevat i partnerit, i ka bërë të prishin raportin.

9 – Me 18,9%, arsyeja e nëntë më e shpeshtë është mungesa e interesit të mashkullit ndaj familjes së vajzës.

8 – Marrëdhëniet në distancë janë një tjetër argument kryesor në dhënien fund të raportit. 20,2% e femrave nuk do të ishin të gatshme të pranonin distancën.

7 – Ambicia e pakët e partnerit, i cili ndihet mirë me vendin e punës që ka dhe nuk dëshiron të bëjë karrierë është arsyeja e shtatë më e shpeshtë e ndarjeve, me 20,6%.

6 – 21,1% e femrave kanë prishur një raport sepse mashkulli përkrah tyre nuk ishte aspak romantik dhe aspak i vëmendshëm ndaj datave të rëndësishme apo dhuratave.

5 – Një arsye e fortë është edhe dëshira për të qenë e vetme. 21,1% e të intervistuarave kanë ndierë këtë nevojë gjatë një lidhjeje.

4 – Sherret e vazhdueshme e shkatërrojnë pothuajse gjithmonë një raport. 29,1% e femrave pranuan se janë ndarë të paktën një herë për këtë arsye.

3 – Humbja e besimit mund të jetë po aq e dëmshme për një raport sa edhe tradhtia. 29,7% cituan këtë arsye.

2 – Tradhtia është arsyeja e dytë më e shpeshtë përse femrat braktisin një mashkull. 36,6%, ose më shumë se një në tre femra, i ka dhënë duart partnerit për këtë arsye.

1 – Arsyeja kryesore, humbja e dashurisë. Fraza “nuk të dua më” ka çuar 39,7% të femrave në ndarje.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: “Nuk të dua më...”    Sat May 21, 2011 7:30 am

Mondi shkruajti:
Ndarjet janë shndërruar në një fenomen i zakonshëm në ditët e sotme, por arsyet janë të njëjta pothuajse për të gjithë.



1 – Arsyeja kryesore, humbja e dashurisë. Fraza “nuk të dua më” ka çuar 39,7% të femrave në ndarje.
per humbje te dashurise sma kish zene veshi ndonjehere po per rastet e tjera po.......

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 21

MesazhTitulli: Re: “Nuk të dua më...”    Fri May 18, 2012 7:39 pm

edhe mua smka zinte zen syri per humbje dashurie

_________________
Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: “Nuk të dua më...”    Today at 12:48 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
“Nuk të dua më...”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) LIFESTYLE (¯`♥´¯) :: LIFESTYLE-
Kërce tek: