PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 KULTURA E DEBATIT NË FORUM

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: KULTURA E DEBATIT NË FORUM   Sat Nov 27, 2010 2:28 am

-I-

Çfarë është ne vetvete diskutimi?

Diskutimi ose debati është një shkëmbim idesh midis dy ose me shume personash mbi një teme te caktuar. Te gjithë pjesëmarrësit ne diskutim shprehin mendimin e tyre mbi një teme te caktuar. Mendimet mund te përkojnë ose jene te ndryshme dhe ne te shumicën e rasteve qëllon qe jo dy persona mendojnë njësoj. Kjo është mese normale dhe e pranueshme.


-II-

Perse njerëzit e lire diskutojnë?

Qe te arrini te shikoni vlerën e diskutimit, duhet qe te keni te qarte qe zgjidhja me e mire për një problem është ajo qe del si produkt i shkëmbimit te mendimeve te sa me shume personave qe kane njohuri te avancuara ne një fushe te veçante. Gjate këtij debati, shtrohen fakte dhe mendime te faktuara te cilat mbrojnë ose hedhin poshtë një mendim apo hipoteze. Kjo praktike mundëson qe:
a) te arrihet ne një zgjidhje me konsensus pas një diskutimi te hollësishëm
b) te gjithë ata qe marrin pjese ne diskutim zgjerojnë bagazhin e tyre duke mësuar nga njeri-tjetri. Ne këtë mënyre idetë evoluojnë dhe shoqëria avancon.


-III-

Çfarë ju nevojitet për te marre pjese ne diskutim?

a) Njohuri te mjaftueshme mbi temën ne fjale.
b) Njohje te normave demokratike.
c)Etika e te shprehurit. Eksperienca mbi debate te ndryshme.
Le ti zëmë tashme te tria këto me radhe për ti shtjelluar me tej. Njohuritë e mjaftueshme mbi temën. Asnjëherë mos jepni mendim mbi një teme ku informacioni juaj mbi te është zero. Shprehni mendim mbi temat dhe forumet ku ju keni një interes te veçante dhe kjo ju ka shtyre qe te mësoni me shume mbi ato tema. Është me mire te pyesësh se sa te dalësh me supozime te gabuara! Nëse lexoni një teme me interes, dhe doni te mësoni me shume për te, parapara se te bëni një koment, do te ishte me e udhës qe te shtronit disa pyetje ne atë teme qe iu linden pasi e lexuat temën. Ne ketë mënyre anëtaret e tjerë qe kane një bagazh njohurish me te mëdha ne atë fushe do te jene ne gjendje qe tu japin ju përgjigje. Pasi ti lexoni përgjigjet, ju jeni ne pozita me te mira për te bere një gjykim te drejte te problemit, pasi vetëm tani ju i njihni te gjitha detajet ne temën ne fjale. Çdo teme qe ju lexoni e rrit bagazhin tuaj mbi atë sfere diskutimi! Mos nguroni ta shprehni mendimin tuaj duke dale pro ose kundër një mendimi ne një teme por gjithmonë këtë mendim faktojini me fakte reale nga jeta dhe eksperienca juaj. Ne këtë mënyrë ju do te jeni bindes dhe komenti juaj do te ketë një vlere te veçante ne atë teme. Edukoni veten me informacion ekstra mbi një teme përpara se te shprehni mendimin tuaj ne te! Kjo do te thotë qe nëse tema qe diskutohet është me interes për ju. Ky është mbase edhe kontributi me i madh qe ju mund te jepni ne forum. Këtë praktike e ndjekin njerëzit qe kane një kulture te gjere demokratike. Argumentet e tyre janë bindëse pasi mbështeten jo thjeshte mbi observime subjektive por mbi fakte reale. Njohja e normave demokratike dhe etikes te se shprehurit. Te jesh njeri i ditur është njëra ane e medaljes. Te dish si ta shprehesh sa me pastër dhe ne mënyrën me bindëse mendimin tuaj, është ana tjetër e medaljes. Me këtë dua te them qe po aq e rëndësishme sa mendimi qe shpreh është edhe mënyra se si e shpreh. Pra ne skene del edukata personale e secilit dhe forma se si manifestohet kjo ne sjelljen e secilit ne debat.


Me Respekt Bordi Drejtues i Forumit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
KULTURA E DEBATIT NË FORUM
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) PREZANTIMI (¯`♥´¯) :: PËRSHËNDETJE DHE URIME-
Kërce tek: