PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PDK pajtohet, AKR i merr edhe dy ministri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

MesazhTitulli: PDK pajtohet, AKR i merr edhe dy ministri   Thu Apr 21, 2011 2:03 am

Partnerët e koalicionit qeverisës Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca Kosova e Re (AKR), janë pajtuar në parim që kjo e fundit të merr drejtimin edhe të dy ministrive por ende nuk është saktësuar se cilat do të jenë këto dy ministri.

Kështu i tha radios “Blue Sky”, Ibrahim Gashi, nga AKR-ja, i cili flitet se do të merr njërin nga postet ministrore. Gashi tha se krijimi i ministrisë së diasporës është një prej opsioneve por ende nuk ka ndonjë vendim, raporton RTK.

Dy partnerët e Koalicionit qeverisë, PDK e AKR kanë përafruar qëndrimet në ri-negocimin e marrëveshjes për koalicion, pas marrëveshjes politike të 6 prillit, kur AKR-ja ka hequr dorë nga posti i presidentit që ishte pjesë e marrëveshjes së koalicionit.

Gashi thotë se marrëveshja e re është afër dhe pritet të formalizohet brenda këtyre ditëve pasi, Behgjet Pacolli është kthyer të mërkurën në Kosovë.

“Ka vetëm një pajtueshmëri në parim të partnerëve të koalicionit se do të ndodhë zgjerimi i Qeverisë edhe me dy ministri për AKR-në, por ende nuk janë saktësuar ministritë, përveç këtij dakordimi në parim”, tha ai.

Gashi nuk përjashtoi as opsionin e krijimit të Ministrisë së Diasporës që do t’i jepej AKR-së krahas ndonjërës nga ministritë tjera që tani drejtohen nga PDK-ja. “Nuk mundem tash ta konfirmojë sado që është ndoshta një prej opsioneve që e ka PDK-ja dhe kryeministri, por ende nuk është zyrtarizuar që do të jetë pikërisht ashtu”, tha ai.

Me marrëveshjen e mëhershme Koalicioni për Kosovën e Re ka marrë një zëvendëskryeministër dhe tri ministri, ndërsa ende nuk dihet nëse me marrëveshjen e re, Pacolli do ta pranojë postin e zëvendëskryeministrit të parë, në të cilin e ka emëruar kryeministri Thaçi, dhe se a do të vazhdojë të mbajë edhe postin e zëvendëskryeministres, Mimoza Kusari-Lila e cila njëherësh është ministre e Tregtisë dhe Industrisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
PDK pajtohet, AKR i merr edhe dy ministri
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE-
Kërce tek: