PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ahmeti, Xhaferi, Mexhiti dhe Mehmeti adutët e BDI-së

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

MesazhTitulli: Ahmeti, Xhaferi, Mexhiti dhe Mehmeti adutët e BDI-së    Thu Apr 21, 2011 2:00 am

Shkup, 21 prill - Partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim, në seancën e mbrëmshme të kryesisë Qendrore, në Tetovë ka debatuar për listën e deputetëve të për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas burimeve të larta në partinë e Ahmetit në takimin e mbrëmshëm Kryesia Qendrore, ka caktuar bartësit e listave në njësitë në të cilat kjo parti do të garojë në zgjedhjet e 5 qershorit.

Sipas burimeve të sigurta, bartës liste në njësinë e parë zgjedhore do të jetë Kryetari aktual i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në njësinë e dytë bartës liste do të jetë deputetja aktuale, Ermira Mehmeti, në njësinë e pestë zgjedhore kjo parti do të del me Ministrin aktual të Pushtetit Lokal Musa Xhaferi, ndërsa ashtu siç edhe pritej, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti do të garojë në njësinë e gjashtë zgjedhore.

Pas Ahmetit në njësinë e gjashtë do të renditen, Teuta Arifi, Abdilaqim Ademi, Talat Xhaferi, Adnan Jashari, Xhevat Ademi, etj.

BDI-ja, mendon që të garojë edhe në njësinë e tretë zgjedhore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Ahmeti, Xhaferi, Mexhiti dhe Mehmeti adutët e BDI-së
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA MAQEDONIA-
Kërce tek: