PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Së shpejti, Kosova pa mbikëqyrës të pavarësisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

MesazhTitulli: Së shpejti, Kosova pa mbikëqyrës të pavarësisë    Thu Apr 21, 2011 1:59 am

Prishtinë, 21 prill – Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, tha se nuk do të influencojë në ndryshimet kushtetuese të cilat pritet të bëhen në Kosovë.


Ai tha se i takon Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuesve të qytetarëve të Kosovës në Kuvend, që të marrin vendimet përfundimtare lidhur me ndryshimet kushtetuese.


Megjithatë, ai theksoi rëndësinë që gjatë amandamentimit të aktit më të lartë shtetëror të vendit, të forcohet pozita e femrës dhe të mos ndikohen të drejtat e komuniteteve.

Komentet e tij për këtë çështje, diplomati holandez i bëri gjatë një ligjërate të mbajtur para nxënësve të shkollës së mesme "Sami Frashëri" në Prishtinë ku, në cilësinë e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë, foli edhe për çështjet që ndërlidhen me të ardhmen evropiane të vendit.

Ai tha se afrimi i përfundimit të mandatit të tij duket se lidhet edhe me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare për Kosovën.

“Po i vjen fundi mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe ajo shpejt do të bëhet e ditur për të gjithë”, tha Feith, duekbërë kështu që për herë të parë të dëgjohet një deklarim I tillë për mundësinë e përfuindimit të mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Së shpejti, Kosova pa mbikëqyrës të pavarësisë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: