PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Domeni “.XXX” një hap më afër aprovimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Domeni “.XXX” një hap më afër aprovimit    Sat Dec 11, 2010 10:59 pm

Ueb faqet me përmbajtje për të rritur janë një hap më afër marrjes së adresës së tyre në internet.

Distrikti i kuq i internetit do të jetë sipas të gjitha gjasave në formë të asaj që është përfolur deri më tani “.xxx”, që paraqet edhe emrin e domenit dhe renditet në mesin e domenëve tjerë si “.com” dhe “.org”.

Pas një beteje të gjatë për më shumë se një dekadë, Korporata e Internetit për Emra dhe Numra të Caktuar apo ndryshe e njohur edhe si ICANN, ka votuar të premten pro avancimit me një kontratë me ICM Registry LLC për të shitur emra të domenëve që përfundojnë me “.xxx”. ICANN ka votuar në qershor për të filluar me negocimin e kontratës.

Megjithatë prapashtesa e re ende duhet të kapërcejë disa pengesa. Në një takim në Kartaxhenë të Kolumbisë, ICANN vendosi që të këshillohet së pari me një komitet të këshilluesve që përbëhen nga zyrtarë qeveritarë anembanë botës. Disa anëtarë të komitetit kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me një prapashtesë të dedikuar vetëm për faqe me përmbajtje për të rritur. Stuart Lawley, shefi ekzekutiv i ICM, ka thënë se prapashtesa e re do të sillte përfitime për industrinë e pornografisë duke e bërë më të lehtë për konsumatorët gjetjen e tyre. E sipas tij edhe konsumatorët fitojnë për shkak se adresa “.xxx” do të mundësojë mbrojtjen e identitetit të tij dhe mbrojtje ndaj vjedhjes së të dhënave të kartelës së kreditit.

Përdorimi i domenit “.xxx” do të jetë vullnetarë dhe skeptikët argumentojnë se pak faqe të dedikuara për përmbajtje për të rritur do të largohen nga domeni ekzistues “.com”, kurse konservativët thonë se domeni “.xxx” do të legjitimonte pornografinë në internet.

E në fakt as industria e pornografisë nuk është pro “.xxx” për shkak se ata e shohin këtë si krijimin e një geto për përmbajtje për të rritur dhe vendosjen e rregullave të cilat ata nuk i dëshirojnë. Por Lawley theksoi se veçse ka 189.000 para-regjistrime për “.xxx” dhe priten edhe mbi 500.000 regjistrime të faqeve të reja kur do të lansohet regjistri më 2011. /pcworldalbanian
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Domeni “.XXX” një hap më afër aprovimit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) FORUMI SHKENCOR (¯`♥´¯) :: TË REJAT E TEKNOLOGJISË-
Kërce tek: