PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Femrat marrin 75% të vendimeve.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

MesazhTitulli: Femrat marrin 75% të vendimeve.   Sat Apr 16, 2011 12:24 pm

Femrat marrin 75% të vendimeve të rëndësishme në shtëpi, përfshirë: financat, ku do të jetojë çifti dhe kur do të fillojnë të krijojnë familjen, etj.

Po meshkujt? Ata marrin vendime të tipit se ç’makinë duhet të ketë familja apo se çfarë programi do të shohin në TV. Studimi i realizuar nga GINSTER, sugjeron se femrat gjithashtu kanë kontroll mbi vendimet, si psh. si t’a kalojnë kohën e lirë, në ç’orë të shkohet në shtrat si dhe sa duhet të jetë temperatura e kondicionerit. “Duket se meshkujt nuk janë më krerët e familjes dhe ata e dinë mjaft mirë këtë. Jemi shumë të befasuar nga fakti se sa të hapur janë meshkujt me mungesën e vendim-marrjeve të tyre në jetën e përditshme. Shumë syresh nuk e kishin problem të merrnin leje përpara se të bënin gjëra të ndryshme”,- ka thënë zëdhënësi Larry File.

Studimi zbuloi edhe se 6 meshkuj në 10 pranonin se ishin partneret e tyre që vendosnin se kur dhe sa shpesh duhet të bëjnë dashuri, ndërsa 66% e meshkujve thanë se ishin totalisht të varur nga partneret për vendime si: kur dhe çfarë duhet të hanë. “Ideja që meshkujt janë koka e familjes është tashmë një ide e qartë që i përket së shkuarës, duke parë se shumica e çifteve pranojnë se gruaja është vendim-marrësja kryesore”,- ka thënë File.

Sondazhi me 3.000 çifte zbuloi gjithashtu se femrat përdorin artin e manipulimit për t’i bërë partnerët që të kërkojnë këshilla nga to, përdorin flirtimin apo veshje të caktuara për të arritur qëllimin e tyre, ndërsa meshkujt zgjedhin çokollatat për të ëmbëlsuar partneret e tyre.

Po ju si mendoni: femrat janë bërë seksi dominues apo meshkujt janë të lumtur me një jetë më pak të komplikuar pa vendim-marrje të përditshme?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Femrat marrin 75% të vendimeve.
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SHKENCAT SOCIALE (¯`♥´¯) :: PSIKOLOGJIA-
Kërce tek: