PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kamishi: Kam punuar në SHIK, Krasniqin do ta padis

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Kamishi: Kam punuar në SHIK, Krasniqin do ta padis    Thu Apr 14, 2011 8:27 pm

Prishtinë, 14 prill - Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu, i njohur me nofkën Kamishi, ka rrëfyer për herë të parë angazhimin e tij shumëvjeçar me SHIK-un. Në emisionin Interaktiv të KTV-së, Haxhiu ka zbuluar rolin e tij në SHIK, që ka qenë “mbledhja e informatave për veprimtari të ndryshme”, e që i janë dërguar shefit, Kadri Veseli, i cili, sipas tij, më pas i ka dërguar tek institucionet shtetërore, pavarësisht se cila parti ka qenë në pushtet.
Haxhiu ka mohuar kategorikisht mundësinë që SHIK-u të ketë bërë krime pas luftës, duke thënë se ky shërbim i ka shërbyer shtetit dhe se ai ndjehet shumë krenar me punën që ka bërë aty. Haxhiu ka treguar sesi pjesëtarët e SHIK-ut janë trajnuar nga agjencitë e huaja të inteligjencies, duke përfshirë atë amerikane.
Ai ka folur edhe për përplasjen e vazhdueshme me deputetin e Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, për të cilin ka thënë se do të kërkojë nga Prokuroria e Kosovës, ajo Speciale e edhe FBI, të nisë hetimet kundër tij. Haxhiu ka thënë se Krasniqi duhet të shpjegojë milionat e fituara gjatë dhe pas luftës dhe punën e termocentraleve.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Kamishi: Kam punuar në SHIK, Krasniqin do ta padis
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: