PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FSK-ja nuk ka para për helikopterë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: FSK-ja nuk ka para për helikopterë    Thu Apr 14, 2011 8:26 pm

Prishtinë, 14 prill – Forcës së Sigurisë të Kosovës në vitin 2011 i është hapur mundësia ligjore të pajiset edhe me helikopterë dhe autoblinda, që konsiderohen si armatim i lehtë, të cilin ka të drejtë ta posedojë kjo forcë.
Por megjithëse i janë hequr pengesat ligjore, FSK-ja nuk ka paraparë blerjen e helikopterëve, të paktën edhe për tre vjetët e ardhshëm.
Zyrtari për informim në Forcën e Sigurisë të Kosovës, Enver Dugolli, ka deklaruar për “Kohën Ditore” se ndonëse kësaj force i janë hapur mundësitë ligjore, problemi qëndron te mundësitë buxhetore.
“Për ne tash është e lejuar të pajisemi edhe me helikopter dhe autoblinda, por kjo varet krejt nga buxheti, pra pajisja me këtë lloj të armatimit varet nga mundësitë buxhetore”, ka thënë Dugolli.
Sipas tij, helikopterët janë shumë të kushtueshëm edhe për blerje, edhe për mirëmbajtje.
Por edhe sikur FSK-ja të kishte buxhet për të blerë helikopterë, ata nuk do të kishte kush t’i pilotojë.
Dugolli tregon se fillimisht FSK-ja duhet t’i dërgojë njerëzit e saj në trajnim për pilotim. Kurse në Ministrinë e FSK-së thonë se janë duke e projektuar strategjinë për shkollimin e pilotëve dhe stafit përkatës.
Sa i përket blerjes së helikopterëve, zyrtari për informim në Ministrinë e FSK-së, Ibrahim Shala, i ka thënë gazetës se “pajisja e FSK-së me helikopterë, sipas planit afatmesëm të zhvillimit (për tre vjetët e ardhshëm) nuk është paraparë të bëhet, sepse për buxhetin e FSK-së janë të kushtueshëm”.
“Sipas planit afatmesëm të zhvillimit ( tre vjetët e ardhshëm) është paraparë një buxhet simbolik për blerjen e autoblindave, pra do të fillojmë të blejmë autoblinda në përputhje me planifikimin”, ka treguar Shala.
Në media ishte raportuar se qysh në muajin mars të 2008-s, ish-presidenti amerikan, George W. Bush, kishte autorizuar ndihmë në armatosjen e FSK-së. Por të dy zyrtarët për informim, edhe ai i FSK-së dhe ai i Ministrisë, nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me premtimet amerikane për armatim.
Sipas tyre, i vetmi donacion nga Amerika për FSK-së deri më tani kanë qenë uniformat.
“Që në fillim më duhet të them se FSK-ja nuk ka armë të dhuruara. Asnjëherë nuk ka pranuar apo marrë donacione në armatim. Armatimin që tani e posedon FSK-ja, e ka të blerë me para të buxhetit, dhe me procedura të rregullta të prokurimit”, ka theksuar zëdhënësi i Ministrisë së FSK-së.
Shala ka shtuar se për të ardhur deri te blerja e armatimit, FSK-ja fillimisht ka formuar një grup punues, i cili ka bërë një vlerësim të prodhimeve të disa prej prodhuesve të armatimit.
Sipas tij, pas këtij vlerësimi, është vendosur që armët e kompanive “HECKLER & CO” të prodhimit gjerman dhe ato “Glock” të prodhimit amerikan, janë armë që i plotësojnë standardet e NATO-s.
“Armët e gjata janë “HECKLER & CO”, me kalibër 5. 56mm dhe “Glock 17” me kalibër 9mm”, ka theksuar Shala.
Në anën tjetër, nevojën për blerjen e dy lloj armatimeve e shpjegon zyrtari i FSK-së.
Dugolli ka treguar se blerja e armëve disa gjermane e disa të tjera amerikane, ka ardhur duke i pasur parasysh nevojat e FSK-së.
“Armët e prodhimit gjerman kanë ardhur në Kosovë diku në fund të 2009-s, ndërsa këto amerikane në fund të 2010-s”, ka treguar Dugolli.
Sipas tij, së shpejti pritet të formohen edhe njësitet e veçanta brenda kësaj force, të cilat do të dallojnë përveç nga uniforma edhe nga armatimi.
“Në të ardhmen do të kemi Policinë e FSK-së, Forcat e reagimit të shpejtë dhe këta do të dallojnë ashtu si në uniformë dhe në armatim”, ka thënë Dugolli, duke shtuar se “poenta ka qenë që ne të pajisemi me armatim të standardeve të NATO-s dhe ta heqim armatimin që e kemi pasur - kallashnikovët”.
Ndryshe, misioni aktual i FSK-së ka të bëjë vetëm me emergjenca civile, siç parashihet në Planin Gjithëpërfshirës për Statusin, të hartuar nga Martti Ahtisaari, si dhe në Kushtetutën e Kosovës.
Gazeta ka raportuar ditë më parë se në vitin 2013, FSK-së do t’i hapet mundësia për t’u shndërruar në ushtri.
Buxheti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, për vitin 2011, sipas Projektbuxhetit të miratuar së fundi në Kuvendin e Kosovës, do të jetë 33 milionë e 21 mijë e 27 euro.
Sipas Projektbuxhetit, në vitin 2011 në FSK janë të punësuar 2 mijë 623 persona.
Për paga dhe mëditje FSK-ja do të paguajë 13 milionë e 702 mijë e 466 euro, për mallra dhe shërbime 6 milionë e 917 mijë e 428 euro, 485 mijë euro do t’i ketë si shpenzime komunale, ndërsa 11 milionë e 916 mijë e 133 euro do t’i ketë për shpenzime kapitale.
Kurse Ministrisë së FSK-së për vitin 2011 i janë ndarë 2 milionë e 451 mijë e 864 euro.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
FSK-ja nuk ka para për helikopterë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: