PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kriza në vendet arabe e bën atraktiv bregdetin shqiptar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Kriza në vendet arabe e bën atraktiv bregdetin shqiptar    Thu Apr 14, 2011 8:24 pm



Tiranë, 14 prill - Ndërsa të gjitha familjet, çiftet apo grupet shoqërore, kudo në botë, po mendojnë seriozisht për vendin ku do t’i kalojnë pushimet verore, duket se ata që janë më të çorientuar në këtë pikë, janë italianët. Këtë e pohon një artikull relativisht i gjatë i botuar në sajtin zyrtar të gazetës më të njohur italiane, “La stampa”, në të cilën thuhet se italianët janë ende në “hall” për vendin ku do të kalojnë pushimet verore për këtë vit.
Kjo për shkak se për vite me radhë, ndër vendet e tyre më të preferuara listohej Tunizia, Egjipti apo Libia, për shkak të afërsisë gjeografike, por edhe si pasojë e çmimeve të ulëta që ofronin këto shtete për ta.
Për pasojë, pushimet verore të këtij viti për italianët do të jenë me më shumë alternativa se kurrë. Kjo pasi, përballë dhunës së evidentuar së fundmi në Afrikën Veriore dhe frikës nga rrezatimet nukleare, operatorët turistikë italianë po rishikojnë mundësitë për të “sajuar” pushimet veriore për miliona italianë. Ajo që vlen të theksohet është fakti se agjencitë e udhëtimeve po diskutojnë mbi pushime të mundshme në bregdetin shqiptar, bullgar apo ukrainas.
Shqipëria, ndonëse e listuar si një alternativë e mundshme për t’u vizituar gjatë muajve të verës nga italianët, agjencitë e udhëtimeve në shtetin fqinj e konsiderojnë këtë destinacion si të “çuditshëm”, sepse është fare pak i njohur për ta.
“Ndër plazhet më të frekuentuara apo më të njohurat përtej kufijve të saj është ai i Durrësit, Vlorës, apo ato rreth ishullit të Sazanit (ish-bazë ushtarake e Enver Hoxhës), apo qetësinë që të ofron liqeni i Ohrit në kufi me Maqedoninë.
Askush nuk mund ta vërë në dyshim bukurinë e sajteve, por struktura e ofertave është shpesh naive: Realisht në Shqipëri mund të shpenzosh pak para, por e rëndësishme është që të argëtohesh”, shkruhet në gazetën italiane “La Stampa”.
I nxitur nga ky artikull, Sadik Malaj, kryetari i Unionit të Operatorëve Turistikë Shqiptarë, tha se zhvillimet e fundit gjeopolitike në rajonin e Mesdheut, kanë bërë që të ndryshojë edhe gjeografia e lëvizjeve dhe e destinacioneve turistike botërore.
“Lëvizjet demokratike në vendet arabe, në veçanti në Egjipt, Tunizi e Libi, si destinacionet turistike më të mëdha botërore, për sa i përket turizmit të rërës dhe detit, por edhe të ekskursioneve më të kërkuara turistike, kanë bërë që të frenohet vizitueshmëria ndaj këtyre vendeve nga klientela e vendeve perëndimore dhe nga tour-operatorët më të mëdhenj evropianë e botërorë. Ky fenomen po vërehet në mënyrë masive edhe nga tregu turistik italian, i cili ka qenë dominues kryesisht në Tunizi dhe në Libi si pasojë e lidhjeve të tyre historike e afërsisë gjeografike”, tha Malaj.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Kriza në vendet arabe e bën atraktiv bregdetin shqiptar
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) FORUMI SHKENCOR (¯`♥´¯) :: EKONOMI & BIZNES-
Kërce tek: