PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dy kompani përplasen rreth koncertit të Shakirës në Prishtinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Dy kompani përplasen rreth koncertit të Shakirës në Prishtinë   Thu Apr 14, 2011 8:18 pm



Prishtinë, 14 prill – Ende pa bërë marrëveshje me menaxhmentin e këngëtares Shakira, dy kompani të ndryshme kanë nisur të kryqëzojnë heshtat me njëra - tjetrën që ta sjellin yllin në Prishtinë.
Këngëtarja kolumbiane është bërë mollë sherri ndërmjet gjermanit Rudolf Keller nga kompania “Power Concert Company” dhe kosovarit Kushtrim Demiri nga kompania “KD-events”.
I pari thotë se ai do ta sjellë në Prishtinë këngëtaren e njohur për hitet si “Waka Waka” e “Never Ever”, ndërsa i dyti thotë se ka pasur datën e konfirmuar për 8 maj, mirëpo ka dështuar në mungesë të përkrahjes nga institucionet e vendit. Edhe Keller edhe Demiri thonë se i kanë prishur punë njëri - tjetrit. Madje i pari thotë se do ta padisë Demirin për këtë, ndërsa i dyti thotë se me rëndësi është që ta sjellë Shakirën në Prishtinë.
“Ajo çfarë pretendon ai person nuk është e mundur të ndodhë”, ka thënë Keller, i cili para dy javësh ka regjistruar kompaninë e tij në Kosovë. Ai ka kontraktuar grupin gjerman “Fools Garden”. Të njohur me hitin “Lemon tree”, ky grup të premten do të mbajë koncert në teatrin “Oda”.
Shakira më parë ka qenë në shënjestër edhe të ish-presidentit Behxhet Pacolli. Siç e kishin konfirmuar edhe vetë zyrtarët e atëhershëm të Presidencës ajo dhe Beyonce kanë qenë dy këngëtaret njërën prej të cilave kishin synuar ta sillnin në Kosovë.
Por Keller - i cili vetë kishte pranuar se është mik i ngushtë i Pacollit - thotë se nuk do ta lërë me kaq telashin që i ka dalë me një tjetër kompani rreth koncertit të Shakirës.
“Do të shkoj në polici dhe të paraqes këtë rast. Ai është duke bërë diçka të paligjshme. Ai është një gënjeshtar”, ka thënë Keller, me nervozë.
Por Kushtrim Demirit nga “KD-Events” nuk i bën shumë përshtypje atë që thotë Keller.
“Unë di të them se ai nuk ka ndonjë datë të caktuar për koncertin e Shakirës. Unë e kam pasur datën 8 maj, mirëpo nuk më ka përkrahur shteti”, ka thënë Demiri.
Mirëpo ai thotë se ka marrë një datë të re nga menaxhmenti i Shakirës.
“Data tjera që i kam në dispozicion janë 5 ose 6 qershori”, ka thënë Demiri.
Sipas tij, i gjithë koncerti i Shakirës në Prishtinë kap një kosto prej afro një milion euro.
“Kostoja është 980 mijë euro dhe mua vetëm më nevojitet mbështetja financiare. Unë ende jam duke u munduar të gjej kanale të tjera të financimit që Shakira të vijë në Kosovë”, ka thënë Demiri.
Ai thotë të jetë i informuar për iniciativën e Keller nga Gjermania, porse sipas tij ai nuk ka asgjë konkrete.
“Krejt çka kam informacione deri më tani për këtë është që ai as nuk ka kontaktuar me kompaninë që organizon koncertet e këngëtares”, ka thënë Demiri. Sipas tij, Keller po i bën shumë dëm kompanisë që ai e drejton.
“Keller ka shkuar te kompanitë e njëjta që unë kam kërkuar mbështetje dhe ka kërkuar mjete. Nëse ai thotë se është milioner pse e ka bërë këtë”, ka thënë Demiri.
E të dy këta, kanë trokitur edhe në dyert e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve. Genc Prelvukaj, këshilltar i ministrit Memli Krasniqi, ka qenë ai që i ka pritur ata.
Por sipas tij, asnjëri nga ta nuk është përkrahur.
“Kemi diskutuar mirëpo definitivisht çdo mundësi që ne t’i ndihmojmë ka qenë jashtë kufijve të MKRS-së”, ka thënë Prelvukaj.
Sipas tij, takimi me Keller ka qenë vetëm njoftues dhe se ai nuk ka paraqitur ndonjë kërkesë për financim.
“Me Keller jemi takuar dhe kemi folur për kompaninë e tij dhe kam marrë informacione për të”, ka thënë Prelvukaj.
Ndërsa një ditë më herët Prelvukaj ka thënë të jetë takuar edhe me Demirin.
“Kërkesa e asaj kompanie ka qenë shumë e lartë”, ka thënë Prelvuklaj.
Por për të nuk është problem nëse dy a më shumë kompani tentojnë të organizojnë një koncert të një këngëtareje në Prishtinë.
“Kush është më i zoti e organizon koncertin. Ky është treg liberal që gjithkush mund të organizojë një koncert. Por Shakira është njëra ndër këngëtaret më të shtrenjta në botë, prandaj MKRS-ja nuk ka asnjë shans të sjellë në Prishtinë këtë këngëtare. E as ta sponsorizojë atë”, ka theksuar Prelvukaj.
Shakira njihet si njëra prej këngëtareve më të famshme në botë. Ajo ka qëndruar në maje të top listave në gjithë botën. Është fituese e disa çmimeve “Gramy”, “MTV Awards” dhe “El Cata” që jepet për këngëtaret latino-amerikane. Vendet më afër Kosovës ku ajo do të mbajë koncert janë është Beogradi, ku ajo pritet të aterrojë më 9 maj dhe në Zagreb më 10 maj.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Dy kompani përplasen rreth koncertit të Shakirës në Prishtinë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: