PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Internet Society thotë që sulmet kundër WikiLeaks janë të jashtëligjshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Internet Society thotë që sulmet kundër WikiLeaks janë të jashtëligjshme    Sat Dec 11, 2010 10:58 pm

Përpjekjet për të rrëzuar WikiLeaks-in janë në kundërshtim me atë se çfarë është interneti në të vërtetë dhe përgjegjësit për këtë duhet të gjurmohen dhe të ndiqen penalisht, thotë Shoqëria për Internet, një organizatë jo fitimprurëse e përkushtuar për përdorim të hapur të internetit.

Në letrën lajmëruese në dhjetor, ISOC thotë që publikimi i disa gjërave nga WikiLeaks mund të shkaktojë tensione tek disa, por rrëzimi i kësaj faqeje është e jashtëligjshme.

“Derisa disa ligje janë munduar që në mënyrë të ligjshme të rrëzojnë domeinin wikileaks.org, zgjidhjet teknike duhen kërkuar për të ristabilizuar praninë e këtij domeini,” thotë ISOC.

WikiLeaks ka vuajtur nga sulmet e shpërndara DoS ndërsa për ta mbështetur WikiLeaks-in, përkrahësit kanë lëshuar sulme DDoS të tyre kundër Visa-s, Mastercard dhe Amazon.com.

“Internet Society është e themeluar në parimet thelbësore për lirinë e shprehjes pa diskriminim që janë kryesore për të paraqitur çiltërsinë dhe dobinë e internetit,” shkruan ISOC. “Ne besojmë që kjo ngjarje dramatike sqaron që këto parime janë në rrezik.”

“Liria e të shprehurit nuk duhet të kufizohet nga kontrollimet qeveritare ose private të harduerëve ose softuerëve, infrastrukturës telekomunikuese ose komponeteve të tjera thelbësore të internetit.”
Wikileaks ka arritur që të vazhdojë botimin e dokumenteve të humbura dhe atyre të freskëta e ndihmuar nga faqet e tjera përgjatë botës.

ISOC shkruan që për shkak të dizajnimit elastik të internetit, përpjekjet për të mbajtur WikiLeaks-in të fikur kanë dështuar, por këto mundime kanë pasur ndikim negativ në internet në përgjithësi.

Bashkëpunimi në mes të shumë organizatave kanë siguruar që ndikimi në organizimin e faqes WikiLeaks nuk kanë ndaluar çasjen e tërësishme në materialin e WikiLeaks-it,” thotë ISOC. “Kjo vërehet më larg që largimi i një domeini është një vegël e pavlefshme për të sthypur komunikimin, apo thjesht shërbimi për të ndaluar tërësinë globale të internetit dhe operimet e tij.”/pcworld.al
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Internet Society thotë që sulmet kundër WikiLeaks janë të jashtëligjshme
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) FORUMI SHKENCOR (¯`♥´¯) :: TË REJAT E TEKNOLOGJISË-
Kërce tek: