PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 S'di çfarë të bëjë!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

MesazhTitulli: S'di çfarë të bëjë!    Tue Apr 12, 2011 2:43 am

Prishtinë 12 prill- Behgjet Pacolli hoqi dorë nga kandidati për president. Është i gatshëm të heqë dorë edhe nga posti i ri të cilin i’ a ka ndarë kryeministri Hashim Thaçi, atë të zëvendëskryeministrit të parë , që e ngarkon atë për marrëdhënie ndërkombëtare,për të siguruar njohje të reja si dhe për të sjellë investime të huaja në Republikën e Kosovës.

Në intervistë për “Radio Dukagjinin”, Pacolli ka theksuar se dorëheqjen është i gatshëm ta paraqesë, në rast se puna e tij është pengesë për dikë në Qeveri apo edhe mund të sillte përzierje të kompetencave në fushën e lobimit ,pasi që me këtë çështje merren edhe Presidentja dhe Ministri i Punëve të Jashtme.

Pacolli ka shkuar edhe më tutje. Ai ka shtuar se nuk është i njoftuar me detyrat me të cilat ngarkohet si zëvendëskryeministër i parë.

“Ende nuk kam një vendim nga Qeveria ku janë të përcaktuara detyrat dhe përgjegjësitë e mia. Unë nuk jam i gatshëm që t’i kundërvihem apo të jem pengesë e dikujt tjetër që është duke vazhduar punën. Në rast se mund të thuhet se MPJ është në rrugë të mirë dhe ka të gjitha përformancat që të çoj procesin e njohjeve përpara, atëherë unë mund edhe të largohem, absolutisht nuk kam problem” , ka thënë Pacolli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
S'di çfarë të bëjë!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: