PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Edhe Jahjaga në Gjykatën Kushtetuese?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Edhe Jahjaga në Gjykatën Kushtetuese?    Mon Apr 11, 2011 10:04 pm

Prishtinë, 11 prill - Krye-parlamentari Jakup Krasniqi dhe Lëvizja Vetëvendosje do të paraqesin iniciativën në Gjykatën Kushtetuese për të shqyrtuar zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Atifete Jahjaga.
Nga kabineti i Krasniqit thuhet se ambasadori amerikan, Christopher Dell ka detyruar Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Behgjet Pacollin ta nënshkruajnë marrëveshjen për tejkalimin e krizës institucionale në Kosovë, e cila drejtpërsëdrejti është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës për zgjedhjen e Presidentit.
“Nuk mundet të ndodhë që një marrëveshje, ligj, apo në këtë rast, dëshira e një diplomati, të jetë mbi Kushtetutën. Kryetari i Kuvendit shumë qartë ka paralajmëruar se çështja e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës nuk mund të definohet përmes një marrëveshjeje të nënshkruar nga liderët e tri partive, por nga Kushtetuta”, ka thënë një burim i afërt me Krasniqin për të përditshmen serbe “Pravda”, transmeton “Zëri”.
Sipas gazetës, Krasniqi do të jetë me një grup parlamentar të partisë së tij, PDK si dhe me lëvizjen Vetëvendosje për të vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimit për zgjedhjen e Jahjagës për presidente të Kosovës.
Mirëpo, për ta dërguar një lëndë në Gjykatën Kushtetuese, nevojiten së paku 30 nënshkrime deputetësh. Të kontaktuar nga “Zëri”, zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë mohuar të jenë pjesë e kësaj marrëveshjeje. Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mohuar këtë, duke thënë se zgjedhja e Presidentes Jahjaga ka qenë “zgjidhja më e mirë e mundshme e momentit”, pasi që, në të ardhmen, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga PDK, LDK dhe AKR, synohet të ndryshohet Ligji për Presidentin.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Edhe Jahjaga në Gjykatën Kushtetuese?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: