PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Meshkujt, ja përse vdesin para femrave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Meshkujt, ja përse vdesin para femrave    Sun Apr 10, 2011 11:39 pm

Që meshkujt jetojnë më pak se femrat, kjo nuk është gjë e re. Në Europë, jetëgjatësia e një mashkulli është rreth 75 vjeç, ndërsa e femrave, 81. Por ajo që nuk kuptojmë është se përse ndodh ky fenomen. Ajo çka vërejnë specialistët është se meshkujt nuk kujdesen aspak për veten, lënë gjithçka pas dore dhe nuk shkojnë kurrë te mjeku. “Duhet të mësojmë të përqendrohemi te karakteristikat e meshkujve, ashtu siç kemi bërë për femrat. Meshkujt vuajnë më shumë nga sëmundjet dhe traumat, kalojnë më shumë rreziqe, bëjnë punë më të rënda. Është momenti që shkenca të tregojë kujdes karshi problemeve të tyre”, thotë mjekia Legato. Pas këtij zbulimi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo vetëm që është hapur një qendër shëndeti për meshkujt, por edhe në shumë universitete po krijohen departamente të specializuara për këtë fenomen. Revolucioni mashkullor, që ka nisur përtej oqeanit, po vjen edhe drejt nesh: “Le të flasim për tumorin në gji. Sigurisht që është vrasës, por kjo nuk e justifikon neglizhencën ndaj një tumori në prostatë. Të gjithë e njohin “Femra europiane”, lëvizje kundër luftës së kancerit në gji. Sa vetë e dinë që ekziston “Meshkujt europianë”, lëvizje e cila ka lindur si pasojë e parandalimit të kancerit në prostatë? Sigurisht që janë të pakët ata që e dinë”, pohon Francesco Montorsi, profesor i urologjisë. “Tashmë, ekzaminimi i kancerit të gjirit është bërë rutinë, ndërsa për prostatën, shumë meshkuj ngurrojnë të vizitohen. Madje nuk ekzistojnë as ekzaminime zyrtare për tensionin e lartë dhe infarktet, edhe pse patologjitë kardiovaskulare shpeshherë janë shkaktaret kryesore të vdekjes. Por një e dhënë që është zbuluar kohët e fundit tregon se meshkujt dhe femrat biologjikisht janë të ndryshëm. Ka ardhur koha që gjërat t’i shohim më me imtësi”, thekson Montorsi.

Një fjalë e urtë amerikane thotë - “Gratë vuajnë, burrat vdesin” - dhe në këtë mes diçka është e vërtetë. Meshkujt bëhen më lehtë viktima të aksidenteve, akteve të dhunës dhe infeksioneve dhe nuk mund të besojnë te mbrojtja hormonale që i mban gratë larg nga patologjitë kardiovaskulare, të paktën deri në menopauzë. Edhe në këtë rast, kujdesi është rritur për impotencën dhe ilaçet për ta kuruar atë. Kjo e ka favorizuar gjininë mashkullore, duke nxjerrë në sipërfaqe një çështje të rëndësishme. Një studim i publikuar në revistën “Annals of Internal Medicine” tregon se meshkujt që vuajnë nga ky shqetësim kanë 50% më shumë mundësi të vuajnë edhe nga diabeti dhe sindromat metabolike. “Impotenca është një faktor i rrezikshëm, i cili duhet mbajtur gjithnjë nën vëzhgim. E thënë me fjalë të tjera, një sëmundje vaskulare e aparatit gjenital– sepse për këtë bëhet fjalë, mund të jetë një “arteriosklerozë” mjaft e përhapur”, shpjegon Modena.

“Janë vetë ata që rrezikojnë shëndetin e tyre. Ka meshkuj që luajnë rolin e stoikëve, ndërsa të tjerë që janë shumë të shëndetshëm dhe kontrollohen shpesh. Por zakonisht meshkujt shkojnë te doktori vetëm për të bërë analizat apo vetëm atëherë kur i urdhërojnë gratë”, shkruhet në një artikull të “Wall Street Journal”. Veç të tjerash edhe gratë marrin pak ilaçe dhe shkojnë te doktori jo për vete, por për të marrë receta dhe analiza për familjarët, bashkëshortët dhe fëmijët. Megjithatë, ka nga ata që mendojnë se jetëgjatësia e burrave të martuar i detyrohet edhe këtij fakti, përveç një stili jete të shëndetshme. Por shkujdesja e meshkujve rrezikon të kthehet në një rrezik të vërtetë. Për shembull infeksionet urinare dhe ato në prostatë, nëse nuk kurohen, të japin shqetësime dhe përkeqësohen. “Shtatë në dhjetë gra kanë si pikë referimi gjinekologun dhe një seri takimesh e kontrollesh, të cilat fillojnë në moshë shumë të re e zgjasin për gjithë jetën. Shumë pak meshkujt e dinë se ekziston një specialist për shëndetin seksual”, shpjegon Montorsi. E nëse në të kaluarën vizita ushtarake ishte një çështje për të ndarë anomalitë e zhvillimit seksual, sot e shohim të përdoret shumë vonë, atëherë kur shfaqen problemet e pjellorisë. Por pas asaj që mund të duket inkoshiencë, ekzistojnë edhe rregulla biologjike. “Duke kërkuar të kuptojmë përse dhimbja kronike ishte kaq e përhapur mes femrave, kemi vënë re se testosteroni, përveçse rrit agresivitetin, është një analgjezik natyror që ka një veprim frenues, i përhapur në sistemin nervor qendror, ndërsa estrogjenet nxisin neuronet”, thekson Legato.

Një faktor i rëndësishëm që nuk duhet harruar është edhe depresioni mashkullor, me rrezik kardiovaskular. “Të kuptojmë se cilët janë faktorët mbrojtës që ndihmojnë gratë të jetojnë më gjatë do të na shërbejë për t’i kuruar më mirë të gjithë. Dhe një nga problemet kryesore që duhet zgjidhur është vështirësia që kanë meshkujt për të përballuar stresin. Sigurisht në këtë këndvështrim femrat janë më të forta”, përfundon Legato. Por brishtësia mashkullore fillon shumë herët që në barkun e nënës. “Fillimisht ka më shumë embrione të seksit mashkull, por abortohen më lehtë, aq sa sot lindjet e meshkujve po pakësohen gjithnjë e më shumë, për arsye ende të paqarta. Ndoshta shkak për këtë fenomene është ndotja e ambientit si pesticidet, që shkaktojnë më shumë dëme në embrionet mashkullore e që nuk mbrohen nga hormonet femërore. Gjërat nuk ndryshojnë pas lindjes: vajzat janë më të zhvilluara e më të forta. Një mashkull ka nevojë për rreth shtatë javë zhvillim për të arritur një femër. Meshkujt zhvillohen më me vonesë si nga ana intelektuale ashtu edhe ajo fizike e me kalimin e viteve, gjërat nuk përmirësohen”, përfundon Legato.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Meshkujt, ja përse vdesin para femrave    Sat May 21, 2011 7:34 am

me mire qe vdesin meshkujt me perpara se na lene te shijojme edhe pak jete...

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

MesazhTitulli: Re: Meshkujt, ja përse vdesin para femrave    Mon Jun 20, 2011 10:35 am

wwwww sa mir me vdek do te knaqem me penzion hahahahahaahahaha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Meshkujt, ja përse vdesin para femrave    Today at 12:51 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Meshkujt, ja përse vdesin para femrave
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) LIFESTYLE (¯`♥´¯) :: LIFESTYLE-
Kërce tek: