PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pogradeci mbushet me parulla kundër kandidatit të PS

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Pogradeci mbushet me parulla kundër kandidatit të PS    Sun Apr 10, 2011 11:36 pm

Akuza të ndërsjella mes opozitës dhe LSI-së. Incidenti, në prag të vizitës së Edi Ramës

Qyteti i Pogradecit është zgjuar mëngjesin e djeshëm me parulla kërcënuese kundër kandidatit socialist për kryetar bashkie dhe opozitës. “Në litar Artan Shkëmbi”, “Prokurorë arrestoni Artan Shkëmbin”, “Artan Shkëmbi hajdut” “Poshtë PS”, kanë qenë disa nga parullat të shkruara me bojë të zezë në muret e dhjetëra banesave, pallateve dhe trotuaret e rrugëve të qytetit. Ndërkaq, mësohet se Partia Socialiste lokale do të bëjë një denoncim për incidentin e ndodhur në prag të çeljes zyrtare të fushatës. Parullat fyese që i drejtohen kandidatit socialist, Artan Shkëmbi, janë realizuar gjatë natës dhe në prag të vizitës së liderit socialist, Edi Rama, për çeljen zyrtare të fushatës zgjedhore. Në parulla ka pasur cilësime si hajdut dhe kusar, kriminel i busteve, por edhe parulla kërcënuese ku kërkohet vdekja e kandidatit dhe varja e tij. Mes të tjerash në dhjetëra mbishkrime me bojë të zezë mbi mure u kërkohet edhe organeve kompetente arrestimi dhe ndëshkimi i kandidatit të majtë, njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Pogradecit. Mbishkrimet janë vërejtur edhe përgjatë rrugës nacionale që nga Qafë-Thana deri në qytetin e Pogradecit.

Artan Shkëmbi që garon për një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Pogradecit, ka akuzuar për incidentin LSI-në, nën siglën e së cilës kandidon rivali i tij, Luan Topçiu. Sipas Shkëmbit, militantët e LSI-së kanë vepruar gjatë natës dhe nën mbrojtjen e policisë. “Në momentin kur pritej çelja zyrtare e fushatës nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, militantë të LSI-së nën mbrojtjen e kryekomisarit të tyre të LSI-së në Pogradec dhe policisë, kanë njollosur muret e pallateve, bordurat e rrugëve dhe të gjitha muret anësore nga Qafë-Thana në Pogradec. Në vend që policia të ndalojë veprime të tilla, del në mbështetje të militantëve dhe ne do ta denoncojmë këtë rast flagrant që njollos jo vetëm qytetin, por edhe vetë këtë fushatë elektorale”, është shprehur Artan Shkëmbi. Por ndërsa ai ka ngritur gishtin e akuzës ndaj LSI-së, kjo e fundit ka reaguar menjëherë me një deklaratë për shtyp. Kreu i degës lokale të LSI-së së Pogradecit, Shyqyri Buzo, është shprehur se parulla të tilla nuk janë pjesë e etikës politike dhe se forca politike që ai përfaqëson distancohet nga veprime të tilla gjatë fushatës elektorale.

“LSI-ja distancohet nga veprimet të cilat cenojnë imazhin e një fushate zgjedhore të qetë. Parulla të tilla të shkruara në qytet si prokurorë arrestoni Artan Shkëmbin apo hajduti Artan Shkëmbi, nuk janë pjesë e etikës politike dhe strategjisë së kësaj force politike. Akuzat e ngritura nga ana e PS-së se këto parulla janë bërë nga LSI-ja janë qesharake dhe të pabaza. Ne distancohemi nga veprime të tilla, të cilat synojnë të krijojnë një imazh të rremë, i cili nuk i shërben aspak klimës zgjedhore, për zhvillimin e një fushate të qetë, paqësore, larg fyerjeve, sharjeve dhe veprimeve të cilat bien ndesh me etikën e kësaj force politike”, ka deklaruar kreu i degës së LSI-së në Pogradec, Shyqyri Buzo. Më tej ai i ka sugjeruar Partisë Socialiste të mos luajë rolin e viktimës për të fituar kredo politike.

Parullat janë fshirë në orët e para të mëngjesit nga shtabet elektorale të PS-së në qytet.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Pogradeci mbushet me parulla kundër kandidatit të PS
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA SHQIPËRIA-
Kërce tek: