PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Në shërbim të Zvicrës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Në shërbim të Zvicrës   Sun Apr 10, 2011 10:19 pm

Sipas oficerëve zviceranë, në kazermat e ushtrisë së Zvicrës vërehet një prani e madhe e ushtarëve me origjinë shqiptare nga Kosova apo Maqedonia. Madje, sipas një shifre jo zyrtare, thuhet se në armatën zvicerane sot shërbejnë mbi 2000 ushtarë që flasin shqip.
Krenarë që janë shqiptarë, krenarë që shërbejnë në uniformë të Zvicrës. Flamuri, Dardani, Albuleni, Vardoni, Flakrimi, Besniku etj…janë vetëm disa emra ushtarësh që u dëgjuan gjatë një ceremonie parakalimi në kazermën ushtarake në Bure-Porrentruy të Zvicrës.

Sikur ushtarët me origjinë shqiptare ashtu edhe prindërit e tyre, thanë se kanë fjalë të mira dhe ndihen krenarë që i shërbejnë ushtrisë zvicerane, vendit tonë mik.

Kurse koloneli Mayer Tuscher deklaroi se “ushtarët tanë me origjinë nga Kosova janë të vyeshëm, të disiplinuar dhe qitës të mirë..janë shembull në kazermat tona dhe në qitje nuk e huqin zeron..” Po ashtu oficerët zviceranë deklaruan se në kazermat e tyre vërehet një prani e madhe e ushtarëve me origjinë shqiptare nga Kosova apo Maqedonia. Madje, sipas një shifre jo zyrtare, thuhet se në armatën zvicerane sot shërbejnë mbi 2000 ushtarë që e flasin shqip.

Ushtarët ishin të përgatitur mirë, ishin të veshur dhe të armatosur deri në dhëmbë. Forcat e tyre para publikut, prindërve të ushtarëve dhe autoriteteve politike dhe ushtarake zvicerane, ishin të llojllojshme duke defiluar me makineri të rëndë ushtarake nga armët më të thjeshta deri te tanket.

“Përbërja e forcave ushtarake me 60 mijë ushtarë nuk do të jetë e mundur t’i përmbushë nevojat e kërkuara ushtarake për vendin, ndërsa për 80 mijë shpenzimet janë shumë më të larta”, deklaroi ministri zviceran i Mbrojtjes, Ueli Mauer. Ai kishte propozuar edhe versionet e tjera, që ushtria zvicerane të ketë 80 mijë ushtarë, që do kishte një buxhet prej 4.9 miliardë franga në vit.

Shpenzimet vjetore do të zvogëlohen për 1 miliard franga, për të rënë në 4.4 miliardë franga. Deri në vitin 2020 planifikohet të shkurtohen 2500 vende të punës në kuadrin e forcave të armatosura të Zvicrës. Do të hiqet dorë nga disa kazerma dhe nga blerja e aeroplanëve luftarakë. Siç dihet, Qeveria zvicerane këtyre ditëve i ka vazhduar afatin e qëndrimit misionit të ushtarëve zviceranë (Swisscoy) në Kosovë deri në vitin 2014. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Bernë, në Kosovë aktualisht Zvicra ka 220 ushtarë, por gjatë vitit të ardhshëm synohet që ky numër të shtohet edhe me 80 ushtarë rezervë.

Gjatë vizitës sonë në kazermën ushtarake të De Bure –Porontruy, përveç ushtarëve takuam edhe oficerë të lartë të armatës zvicerane, të cilët na folën fjalë të mira për ushtarët shqiptarë me origjinë nga Kosova, nga Shqipëria, nga Maqedonia, nga Mali i Zi e nga Presheva. Madje në mesin e atyre ushtarëve që flitnin shqip kishte edhe oficerë të graduar.

Kolonel Mayer Tuscher foli fjalë të mira për të rinjtë me origjinë shqiptare. „Të rinjtë shqiptarë me prindër nga Kosova apo Shqipëria e Maqedonia…dhe të tjerë janë ushtarë të vyeshëm dhe ne jemi krenarë që në kazermat tona kemi ushtarë të tillë, të zellshëm, të disiplinuar dhe madje edhe shenjëtarë të mirë, që kur gjuajnë, nuk e gabojnë pikën zero..“
Ngjashëm shprehet edhe komandanti i njësisë ushtarake “Alcapone”, oficeri Luder. Ai tha:„Me ushtarët me origjinë nga Kosova është kënaqësi të punosh dhe ata janë të shoqërueshëm dhe komunikues me të gjithë shokët e komuniteteve të tjera.” Gjatë një pauze, duke drekuar bashkërisht me ushtarët zviceranë në tavolinë, dëgjonim se shqiptarët flisnin edhe shqip.

Takuam dhe biseduam me ushtarët: Vardan Peku nga Ulqini, Flamur Thaçi nga Ferizaj, Adrian Shaqiri nga Prishtina, Besnik Jasharaj nga Istogu, Flakrim Nitaj nga Peja, Erlind Zeqiraj nga Peja, Albulen Lokaj Deçan , Blerim Demaj Istog, Qemal Rama Ferizaj, Sead Hasanaj Mitrovicë, Agim Selimi nga Presheva.

Pos zviceranëve, në mesin e ushtarëve me origjinë shqiptare, kishte edhe emra të ushtarëve me origjinë nga vende të tjera, por qytetarë të Zvicrës. Kohë më parë mediat zvicerane shkruanin „Gjenerata „secondos“, keni vëmendje!“ Kështu kishte shkruar në një artikull edhe “Sëissinfo”, e cila paralajmëron se emrat shqiptarë dhe të tjerë tash e tutje do të jenë pjesë e përditshme e ushtrisë zvicerane.

Që nga 14 marsi, Ushtria Zvicerane ka mirëpritur 7.400 rekrutë të rinj. Oficerët zviceranë deklaruan se në kazermat e tyre vërehet një prani e madhe e ushtarëve me origjinë shqiptare nga Kosova ose nga Maqedonia, si dhe vendet e tjera të Ballkanit.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Në shërbim të Zvicrës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: